Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Si e priti Berisha ekstradimin e Izet Haxhisë dhe disa fakte të reja për Fatos Klosin

08/05/2018
Si e priti Berisha ekstradimin e Izet Haxhisë dhe disa fakte të reja për Fatos Klosin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, komentoi për herë të parë ekstradimin e Izet Haxhisë nga Turqia, ish-truproja e tij, i akuzuar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari

Berisha: Një kriminel më shumë në krah të Edi Ramës. Ai është një kriminel i dënuar në Shqipëri me 25 vite burg, i dënuar në Greqi përjetë sipas mediave dhe vjen në krah të Edi Ramës.

A i lexove lajmet? Ministria i ka premtuar hapjen e çështjes. Nuk i hap kurrë ministria. I hap drejtësia çështjet.

Nxorën fytyrën e tyre. Vjen një kriminel më shumë në krahët e Edi Ramës, siç është Lul Berisha, Emiljano Shullazi. Rama është një frikacak që ka frikë nga hija e tij.

Për 20 vite që i ka ikur drejtësisë shqiptare ai merr dënim suplementar.

Zheji: Ka një seancë gjyqësore, pse?

Berisha: Ja ka siguruar Edi Rama. Vendimi jo që është automatik por për 20 vite burg që nuk ka ardhur ai meriton një ndëshkim të ri sepse i ka ikur drejtësisë shqiptare për 19 vite me rradhë. Konform ligjeve të çdo vendi në botë merr dënim suplementar.

Në vijim ish-kryeministri, Sali Berisha, lëshoi akuza të forta ndaj ish-kreut të SHIK-ut, Fatos Klosi.

Berisha tha se për Klosin ka një raport që e akuzon si njeri të trafiqeve dhe të lidhur me krimin.

Ndërkohë ai vetë, tha se ka denoncuar me dokumenta makinën e mbushur me kokainë në oborrin e zyrës së Klosit.

Berisha tha gjithashtu se ish-kreu i SHISH ka qenë agjent i Shërbimeve të huaja.

Zheji: Sot kishte dhënë intervistë ish-shefi i SHIK, Fatos Klosi, dhe thotë se Izeti ka të vërtetën e tij dhe ndoshta vjen dhe për të ndriçuar atë që ndodhi në ’98.

Berisha: Fatos Klosi në historinë e këtij vendi përbën një nga kriminelët, një nga vrasësit, pasi ëhstë implikuar në vrasje ai është e njohur.Nëse ke dyshim të sugjeroj të lexosh një shkrim të Kris Hids, ku bën portretin e plotë të Fatos Klosit.Ndërsa unë kam denoncuar me fakte dhe dokumenta, makinën plot drogë në oborrin e zyrës së Fatos Klosit kur ishte shef i Shërbimit. Ishte kokainë.U njoftua Antidroga e Ministrisë së Brendshme se po vinte në Rinas, doli ç’të shihte. Drogën e mori oficeri i SHIK në makinën e SHIK. Iu vunë mbrapa dhe droga bashkë me makinën shkoi në zyrën e Fatos Klosit.

Zheji: Ka pasur bashkëpunim shumë të mirë me Shërbimet aleate për çështjen e Kosovës.

Berisha: Shërbimet Inteligjente kanë bërë vlerësimin e tij në analizën e Kris Hids për Fartos Klosin që nuk e gjen kurrë për njeri tjetër dhe në gazeta të njohura në botë. Aty thuhet: Njeri i trafiqeve, njeri i lidhur me bandat, njeri i të gjithë të zezave. Për Sali Berishën ka qenë i ndjekur, agjent i shërbimeve të huaja me dokumenta. Emërimi i tij është bërë në thyerje flagrante me Kushtetutën.

Zheji: Mund t’u hedhë në gjyq.

Berisha: Ja kam thënë 100 herë këto gjëra. Dëshmia e Sali Berishës ka qenë thelbësore në ato çështje ku kishte një prokurorë ndërkombërtar, ai gjyq është bërë nga prokurorë ndërkombëtarë të sjellë nga OSBE, po flas për gjyqin e Azem Hajdarit. I vëllai i mikut të Edi Ramës ka pranuar, ka bërë 15 vite burg dhe ka dalë nga burgu. Ka dhe një libër ku i pranon të gjithë. Përpjekja e Edi Ramës me lujt me krimin dëshmon mjerimin e tij më ekstrem.Kjo është.

Zheji: Pse vetëm ju dhe asnjë nga opozita keni guxim kaq të madh?

Berisha: Ka pasur denoncime, krerët e opozitës i kanë përmendur. Por derisa ata kanë mbështje pushteti unë qëndroj fuqishëm kundër tyre dhe pushtetit.Nëse nuk do të kishin mbështetje pushteti do të merrej drejtësia me ta dhe nuk do të ishte punë e politikanëve.

Zheji: Po ju keni një mbrojtje të fortë.

Berisha: Absolutisht asnjë mbrojtje dhe të jesh i bindur se nuk më impresionon gjë mbi tokë. Nuk i them kurrë kujt diçka që nuk e ka kryer por po ta ketë kryer nuk impresionohem nga njeri, asnjëherë.

Tags: berisha zhejiizeti fatos klosi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ndërron jetë akademiku Rexhep Qosja, varroset në ceremoni të thjeshtë sipas amanetit

Ndërron jetë akademiku Rexhep Qosja, varroset në ceremoni të thjeshtë sipas amanetit

23/04/2026
Berisha: Rama fshihet, i ka thënë tjetrit ta di targën e makinës

Berisha: Rama fshihet, i ka thënë tjetrit ta di targën e makinës

23/04/2026
Arrestohen 2 magazinierë për vjedhjen e 40 mijë kg kafe

Arrestohen 2 magazinierë për vjedhjen e 40 mijë kg kafe

23/04/2026
Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

22/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndërron jetë akademiku Rexhep Qosja, varroset në ceremoni të thjeshtë sipas amanetit

Ndërron jetë akademiku Rexhep Qosja, varroset në ceremoni të thjeshtë sipas amanetit

23/04/2026
Berisha: Rama fshihet, i ka thënë tjetrit ta di targën e makinës

Berisha: Rama fshihet, i ka thënë tjetrit ta di targën e makinës

23/04/2026
Arrestohen 2 magazinierë për vjedhjen e 40 mijë kg kafe

Arrestohen 2 magazinierë për vjedhjen e 40 mijë kg kafe

23/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.