Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dokumentet e vjedhura/ A kane lidhje me Dakon dhe drogën e trafikuar nga porti i Durrësit?

08/05/2018
Provat e reja, Saimir Tahiri nuk arrestohet, “shijon” mbrojtjen e Edi Ramës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti Enkelejd Alibeaj, ka reaguar  nga foltorja e Partisë  Demokratike në lidhje me grabitjen e postës sekrete të Prokurorisë Durrës.

Alibeaj  mendon se duhet të informohet publiku për rëndësinë e këtyre dokumenteve dhe nëse kanë lidhje me hetimet për Dakon dhe drogën që është trafikuar nga porti i Durrësit.

Deklarata e plotë

“Grabitja e postës sekrete në Prokurorinë e Durrësit është një nga aktet më të rënda dhe të paprecedentë në të gjithë historinë e shtetit shqiptar.

Nuk ka ndodhur kurrë më parë, as në momentet më kritike të vendit, që të grabiten dokumenta sekretë as natën dhe as ditën.

Grabitja e materialeve sekrete për Prokurorinë e Durrësit është dështimi më i madh i rënies së shtetit përballë krimit.

Është dëshmia sesi shteti dhe krimi janë një i vetëm!

Bashkëpunimi i shtetit me krimin ka arritur në nivele të tilla, saqë krimi i organizuar di jo vetëm përmbajtjen e dokumentave sekrete, por krimi di vendin dhe orën kur ato do të tërhiqen nga korrieri i posaçëm i postës sekrete.

Partia Demokratike i kërkon Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme dhe Policisë së Shtetit të informojë menjëherë publikun se cfarë përmbante posta sekrete, kush ishte në dijeni të dokumentave dhe cili ishte institucioni marrës dhe dërgues.

A ka lidhje posta sekrete e grabitur me hetime për Kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon?

A ka lidhje posta sekrete e grabitur me hetimet për trafikun e drogës nëpërmjet Portit të Durrësit?

Grabitja e postës sekrete për Prokurorinë e Durrësit është një nga shumë provat se marrja e drejtësisë nën kontrollin e Edi Ramës do të thotë se sot drejtësinë e kontrollon krimi i organizuar.

Këtë e provon edhe nxitimi i Prokurorisë së Durrësit për të mohuar rëndësinë e materialeve të grabitura. Deklarat e Prokuroisë është qesharake, sepse grabitësit nuk ja koleksionues të letrave çfarëdo që i shkojnë prokurorisë. Dokumentat e grabitura kanë rëndësi për aktivitetin kriminal të atij që ka urdhëruar grabitjen e tyre.

Çdokush që ka besuar se prokuroria do të performonte ndryshe pas reformës në drejtësi, sot e provoi edhe një herë se gjithçka ishte një iluzion. E vërteta është se pa shkëputjen e lidhjeve të qeverisë nga krimi, situata në vend do të përkeqësohet.”

Tags: ENEKELejd alibeajposta sekreteProkuroria e Durresit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama pritet me protesta në Berlin, emigrantët shqiptarë i kërkojnë dorëheqjen

Rama pritet me protesta në Berlin, emigrantët shqiptarë i kërkojnë dorëheqjen

16/06/2026
SPAK sekuestron hotelin “Zig Zag” në Jalë, pasuri pranë “Air Albania” dhe në Gjirin e Lalzit

SPAK sekuestron hotelin “Zig Zag” në Jalë, pasuri pranë “Air Albania” dhe në Gjirin e Lalzit

16/06/2026
Pas çmimit në Shkup, “Sekreti i fshehur në libra” i Rovena Rrozhanit shkon në ribotim

Pas çmimit në Shkup, “Sekreti i fshehur në libra” i Rovena Rrozhanit shkon në ribotim

16/06/2026
Protesta në ditën e 17: Rama të anulojë ligjet dhe të zbduket

Protesta në ditën e 17: Rama të anulojë ligjet dhe të zbduket

16/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama pritet me protesta në Berlin, emigrantët shqiptarë i kërkojnë dorëheqjen

Rama pritet me protesta në Berlin, emigrantët shqiptarë i kërkojnë dorëheqjen

16/06/2026
SPAK sekuestron hotelin “Zig Zag” në Jalë, pasuri pranë “Air Albania” dhe në Gjirin e Lalzit

SPAK sekuestron hotelin “Zig Zag” në Jalë, pasuri pranë “Air Albania” dhe në Gjirin e Lalzit

16/06/2026
Pas çmimit në Shkup, “Sekreti i fshehur në libra” i Rovena Rrozhanit shkon në ribotim

Pas çmimit në Shkup, “Sekreti i fshehur në libra” i Rovena Rrozhanit shkon në ribotim

16/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.