DEKLARATA/Socialistët, presion Avokates të mos ndjekë seancat e verifikimit të gjyqtarëve

DEKLARATA/Socialistët, presion Avokates të mos ndjekë seancat e verifikimit të gjyqtarëve

136
0
Shares

Socialistët i kanë bërë presion sot Avokates së Popullit që të mos ndjekë senacat e hapura të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të mos shprehet në lidhje me procesin e verifikimit të gjyqtarëve prej komsionit.

Deputeti i PS, Pjerin Ndreu ka komentuar një deklaratë që bëri paraditen e së hënës Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, lidhur me seancën dëgjimore me gjyqtaren Altina Xhoxhaj, ku ishte e pranishme dhe tha se ajo është një ndër gjyqtaret me korrekte.

ballanca

Erinda Ballanca:

Unë personalisht kam qenë një nga përsonat që kam jetuar një periudhë të gjatë të kohës sime duke qenë avokate ditë për ditë dhe personalisht, pavarësisht cështjes së Komisionit të Verifikimit, unë e kam njohur Altina Xhoxhaj si një ndër gjyqtaret me korrekte që ekzistuar ndonjëherë. Sigurisht çështjet e hetimit janë çështje që kanë për tu trajtuar rast pas rasti nga Komisioni. E rëndësishme është që verifikimet të jenë të drejta të skata dhe procesi të garantojë qoftë qytetarët që duan të kenë një sistem më të mirë drejtësie ashtu edhe gjyqtarët që kanë të drejta dhe të drejtat e tyre duhen mbrojtur. 

Unë nuk flas në lidhje me aspektet proceduriale. Nga pamja e parë sigurisht që u respektuan, u dha një argument u dëgjua pala tjetër. Rëndësi ka që reflektohen ato që janë prova. Avokati i Popullit ka qenë prezent në çdo seancë dëgjimore pasi ka konsideruar monitorimin e procesit si një të drejtë shumë të rëndësishme për të garantuar gjyqtarët dhe qytetarët se procesi është i rregullt.

Ju sot ishit si avokate e popullit apo si e njohur?

Erinda Ballanca: Unë jam si Avokate e Popullit. Unë e thashë përtej faktit personalisht unë nuk isha këtu si shoqe e saj për të ndihmuar, por personalisht e njohur shumë korrekte dhe kam ardhur ta dëgjojë edhe në mbrojtjen e saj. Komisioni nuk vendos çfarë them unë.

Pjerin Ndreu:

“Avokatja e popullit me duket se nuk i di limitet e detyres dhe pozites se saj ne raport me institucionet e vetingut !

Ajo nuk ka tager te ndikoje apo te jape opinione, as gjate hetimit administrarativ dhe as gjykimit. Se sa shoqe ka ajo dhe si i njeh kjo gjygjtaret, ti mbaje per jeten e saj private dhe jo per te dhene konsiderata apo anatemuar vendimet e nje trupe gjygjesore.

Nuk kam asgje me zonjen Xhoxhaj sepse “ zonja eshte e zonja e vetes”, por avokatja e popullit duhet t’a dije qe eshte avokate e popullit dhe jo avokate e interesave personale qe s’kan lidhje me detyren e saj ! Me prenoncimin, vetem sa ka ngaterruar e jo ndihmuar shoqen, per me tej ka cenuar figuren e avokatit te popullit!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY