Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHPËRTHIMI/Aktori Bujar Asqeriu kërkon amnisti për politikanët dhe zyrtarët hajdutë, por ka një kusht

09/04/2018
SHPËRTHIMI/Aktori Bujar Asqeriu kërkon amnisti për politikanët dhe zyrtarët hajdutë, por ka një kusht
Share on FacebookShare on Whatsapp

Aktori i njohur i teatrit dhe kinemasë shqiptare Bujar Asqeriu tha sot se do të kërkojmë nga 5 euro për bizneset dhe diasporën që të ndërtojmë një teatër të ri.

Në protestën që u mbajt sot para godinës së Teatrit Kombëtar ai kërkoi nga politikanët e korruptuar të dhurojnë në thesar pasurinë e vjedhur dhe të përfitojnë më pas nga amnistia.

Mesazhi i Bujar Asqeriut:
Ne vijmë çdo javë në këtë ritual për të shprehur vendimin, vendosmërinë, qëndresën tonë në mbrojtje të teatrit, të vlerave dhe qytetarisë. U emocionova shumë kur pashë atë arkitekturë të bukur të zotërisë, arkitektit. Dhe po thosha me vete; ja që paskemi edhe ne arkitektë të zotë, të talentuar dhe s’kam dyshuar asnjëherë. Ajo që më bëri përshtypje ishte duke e vendosur atë godinë luksoze në mes të këtij teatri, me këtë histori që përmendëm ne.

Mu kujtua finalja e filmit ‘Për Moxartin’, ku regjisori i famshëm tregonte autostradat e mëdha me makina luksoze dhe pianon e Moxart e kishte vendosur në një qerre dhe melodia e tij këndohej kudo. Shqiptarët kanë nevojë për emocione dhe ndjenjë. Për të forcuar dashurinë dhe respektin me njëri-tjetrin. S’duam një shtet që t’u tregojë dhëmbët qytetarëve të vet, por duhet të dëgjojë plagët e tij. Prandaj sovrani voton çdo katër vjet dhe i thotë; ‘miku im merr çelësat e kësaj shtëpie. Edhe nikoqire në këtë shtëpi’.

protesta teatri (1)

Po jo ta vjedhin këtë shtëpi kur ne të japim çelësat. Kur e zonja e shtëpisë mund të vjedh shtëpinë e vetë nuk mund të bëjë prokopi kurrë. Kam dy propozim për ti ardhur në ndihmë qeverisë. I pari mund të duket utopik dhe ti bëj shumë veta për të qeshur. Para disa vitesh qeveria nxori një ligj për amnisti për të mos dënuar ata që kanë armë që i mbanin të fshehura në shtëpi. Ai vendim pati atë efekt që pati, u dorëzuan armë e municione. Dhe unë u them shqiptarëve se nuk keni pse mbani armë në shtëpi, burracakët mbajnë armë.

Hajnat mbajnë armë të fshehura. Shqiptarët armën më të fortë kanë zemrën, armë më të fortë kanë fjalën e kam vlerësuar shumë atë amnisti.

Dhe unë propozoj një amnisti për të gjithë ata që kanë vënë dorën në para publike, me tendera apo firma, të drejta ndërtimi, që i kanë fshehur dhe se di ku i kanë futur lekët. ti dorëzojnë në thesarin e shteti.

protesta teatri (3)

Kështu bëjnë dy hapa të rëndësishëm, e para; lajnë mëkatet dhe ta tregojnë njëherë veten burra, si Rilindasit e vendit që është historia më e lavdishme, si burrat e Rilindjes Kombëtare që shkrin pasurinë e tyre për të bërë Shqipërinë, ndërsa këta shkrinë pasurinë e Shqipërisë për veten. Ndaj u bëj thirrje mos të shkojnë vet në thesarin e Shtetit, t’i paketojnë bukur ato lekë dhe ti çojë atje. Mos të shkojnë vet se ndoshta kanë turp, të delegojnë një njeri.

protesta teatri (5)

Do shihni jo një teatër por 10 teatro. E dyta; jam i sigurt se diaspora jonë, shqiptarët që punojnë në gjithë botën po ti bësh thirrje të japin nga 5 euro, reagojnë. Jam i bindur që ska shqiptar dhe biznes që mos të paguaj 5 euro. Kështu shteti shqiptar vë në dijeni dhe se si punojnë shqiptarët. Arka për të ndërtuar një teatër, jo në këtë vlerë, por do të bëhet. Ju falënderoj për përkrahjen, teatri është i Tiranës, i shqiptarëve, i qytetarëve. Ndaj ta duam se sot dhe më shumë se kurrë kemi nevojë për ndjesi dhe shpirt.

Tags: bujar asqeriu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.