EMRI/ Policia e Shtetit “lan duart”, ja kush është vajza që iu...

EMRI/ Policia e Shtetit “lan duart”, ja kush është vajza që iu kap me drogë nga policia greke

213
0
Shares

Polica e Shtetit, ka shfajësuar veten nga përgjegjësia, për arrestimin nga policia greke, të një shtetaseje shqiptare, me drogë.

Sipas Policisë së Shtetit, mësohet se lidhur me lëndën narkotike të kapur nga Policia greke në territorin e saj në afërsi të Kakavijës, Izaura Musa, 28 vjeçe, nga Fieri, ka kaluar si këmbësore në Kakavijë për në Greqi, mëngjesin e datës 6 prill 2018. Asaj i janë kontrolluar bagazhet edhe nga Policia shqiptare edhe nga Policia greke. Gjatë kontrollit nuk i është konstatuar asnjë send i kundërligjshëm.

Në datën 8 prill, pra 2 ditë më vonë, kjo shtetase është ndaluar brenda territorit grek në autobusin e linjës Kakavijë – Janinë, duke transportuar 10 kilogramë lëndë narkotike kanabis, duke udhëtuar nga Kakavija drejt Janinës.

Kjo shtetase prej mëngjesit të datës 06. 04. 2018, nuk ka hyrë në territorin shqiptar dhe lëndën narkotike e ka marrë në territorin grek.

Gjithashtu, nga shkëmbimi i informacioneve me homologët greke rezulton se kjo shtetase ishte në procedim nga Antidroga e Janinës, prej kohësh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY