Kryeministri Rama qetëson ata që janë pas kokainës, ja si tha sonte...

Kryeministri Rama qetëson ata që janë pas kokainës, ja si tha sonte në tv

144
0
Shares

Kryeministri refuzoi sonte të përgjigjej në pyetjen e gazetares se pse u ndërpre operacioni i kapjes së drogës prej 613 kile kokainë. Ai tha se për këtë cështje duhej të pyeste policinë dhe se vijon të jetë krenar për operacionin hetimit doganor.

Rama korrektoi edhe deklaratën e tij të ditës që u kap kokaina duke thënë se droga u kap pa qenë fizikisht asnjë nga policitë partnere në portin e Durrësit.

Duke folur për Arben Cekan ai tha se ka një padi ndaj tij në vitin 2015 tek prokuroria e Krimeve të rënda duke shtuar se nuki e dinte nëse ishte bretkocë sic thotë ai vetë, apo peshk sic supozohet të jetë.

Kryeministri qetësoi edhe ata që janë pas kësaj ngarkese që u kap në Durrës duke thënë se nuk kapen gjithë kriminelët menjëherë. Nuk kapen as në vendet e tjera, tha Rama se nëse do të ishte kështu nuk do të kishte kriminelë as në Evropë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY