DETAJE/ Prokuroria sqaron: Ja pse u arrestua administratori i Universitetit “Kristal”

DETAJE/ Prokuroria sqaron: Ja pse u arrestua administratori i Universitetit “Kristal”

211
0
Shares

Prokuroria e Tiranës ka dhënë detaje për arrestimin e administratorit të Universitetit “kristal”

Sipas Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, mësohet se është regjistruar procedimin penal nr. 741 datë 22. 01. 2018, lidhur me referimin e bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për dyshime në dhënien e diplomave të falsifikuara.

Në kuadër të këtij hetimi, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë arrestuar në flagrance shtetasin Ahmet Mucaj, ish-administrator i Universitetit “Kristal”, për veprën penale “Korrupsioni pasiv në sektorin privat”, parashikuar nga neni 164/b i Kodit Penal, i cili është kapur në kushtet e flagrancës duke i dorëzuar një shtetaseje një diplomë të nivelit “Bachelor”, dega “Drejtësi”, kundrejt marrjes së një vlere monetare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY