Matteo Renzi jep dorëheqjen nga kreu i së majtës italiane

Matteo Renzi jep dorëheqjen nga kreu i së majtës italiane

106
0
Shares

Matteo Renzi dha dorëheqje sot nga kreu i PD në Itali fill pasi humbi zgjedhjet parlamentare më një rezultat shumë të ulët. Ai ka folur per here te pare sot nga Nazareti, ku ndodhet selia e PD pas disfatës ne zgjedhje duke njoftuar dorëheqjen nga drejtimi i partisë ndërsa deklaroi se ndihet krenar per rezultatin ne zgjedhje, por qe partise i duhet te hape nje faqe të re.

“Ne kemi njohur qartë humbjen. Duhet të hapim një faqe të re në Partinë Demokratike. Ne jemi krenar për punën e jashtëzakonshme të këtyre viteve, por debati është i dukshëm. Italia ka një situatë politike ku ata që kanë fituar nuk kanë numrat e nevojshem për të qeverisur.

Gënjeshtra më e madhe është se “ne kurrë nuk do të bëjmë marrëveshje”. Ata tregojnë vlerën e tyre nëse janë të aftë për këtë.

Këtë herë ne e kuptojmë se rezultati është zhgënjyes. Është e qartë që unë e lë drejtimin e PD. Nuk mund te udheheq me ekstremistet. PD do te qendrojne ne opozite, shume shpejt do te kete zgjedhje ne PD. PD eshte ketu, jo ne qeveri, jo histerizma. Kush ka aftesine per te udhehequr, ta beje. Ne do bejme tifo per Italine, por do mbajme pergjegjesine tone”, tha Renzi.

“Kemi bërë disa gabime, ku më kryesori është se nuk kuptuam në kohë që ishte gabim fakti që nuk votuam në dy nga periudhat e mundshme të vitit 2017, kur do të mund të impononim një fushatë me axhendë europiane”, tha ish-kryeministri italian.

Gabimi tjetër, sipas tij, është se vendi u gjend përballë një fushate elektorale “shumë teknike, ku nuk mundëm të tregonim shpirtin e gjërave që kemi bërë dhe që duhet të bënim”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY