Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KONFLIKTI/ Lefter Koka shigjeton sërish qeverinë, ironizon punët fasadë

28/01/2017
KONFLIKTI/ Lefter Koka shigjeton sërish qeverinë, ironizon punët fasadë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka vijuar sërish sulmet e tij sot, ndaj qeverisë në përgjithësi, por edhe ndaj bashkisë së Durrësit dhe kryebashkiakut të saj, në veçanti.
Një ditë më pas ministri Lefter Koka nga Shijaku, ku mori pjesë në dhënien e certifikatave të legalizimit,
ka denoncuar politikën e punëve, sa për fasadë.
“Është e thjeshtë si ekonomia e një shtëpie. Nuk mundesh dot në një shtëpi të kërkosh një televizor me ngjyra, kur nuk ke gjërat më bazike për të jetuar. Dhe shpesh në fakt kjo ka ndodhur në disa qytete të Shqipërisë po ndoshta dhe në bashkinë e Durrësit. Ne sigurisht e duam qytetin të bukur, dhe fasadën e bukur po që të kemi një fasadë të bukur duhet të kemi një rrugë e cila nuk mbytet”, është shprehur Lefter Koka.
Ndërkohë, Vangjush Dako tentoi ta kalojë shpërthimin e ish-kolegut Koka me indiferencë.
“S’kam asgjë për të thënë. Nuk i marr seriozisht ato që thotë Koka”, është shprehur Dako.
Nga ana tjetër, prezenca e sotme e ministrit Lefter Koka, i vetëm në Shijak në dhënien e certifikatave të legalizimit, është një dëshmi i ngricës që po përjeton koalicioni qeveritar.
Ndërsa sot në Shijak, duhet të ishin edhe dy përfaqësues të lartë të qeverisë, ata munguan, zyrtarisht për shkak të ndryshimeve në agjendën e tyre.
Artan Lame kishte zgjedhur të shkonte në Lezhë, ndërsa ministrja Gjermeni tha për mediat se nuk e kishte konfirmuar pjesëmarrjen dhe nuk ishte e detyruar të shkonte në Shijak.
Qëndrimet e fundit të Lefter Kokës, por edhe të deputetëve të tjerë të LSI-së, nuk e fshehin një konflikt brenda për brenda qeverisë, ashtu sikurse nuk e fshehin as një kërcënim të mundshëm që po përjeton koalicioni PS – LSI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026
Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.