FOTO & EMRI/ Sëmundja e rëndë i merr jetën pedagogut dhe kritikut...

FOTO & EMRI/ Sëmundja e rëndë i merr jetën pedagogut dhe kritikut të njohur të artit

157
0
Shares

Një sëmundje e rëndë i ka marrë jetën ish-drejtorit të Galerisë Kombëtare të Arteve, Gëzim Qendro.

Qendro gjithashtu ka qenë pedagog tek Universiteti i Arteve, autor i disa librave, si dhe kritik i njohur.

Ai e ka drejtuar Galerinë e Arteve nga viti 1998-2002.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur ministria e kulturës, Mirela Kumbaro.

“Trishtim i madh!

Vendosi të largohet sot prej nesh, pas një sëmundje të rëndë dhe shume para kohe, një nga më të mirët, më profesionistët e më të mençurit e Artit dhe të Mendjes, kritiku dhe historiani i estetikës dhe artit, drejtori që bëri kthesën në Galerinë Kombëtare të Arteve, Gezim Qendro.

Le vepra shume te mira mik!

Por edhe na le nje boshllek te madh njerezor e miqsor siç vetëm fisnikët munden.

Je i pazevendesueshem!

Lamtumire!”, shkruan Mirela Kumbaro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY