Floriana Garo, ish-moderatorja e Klan tashmë ka nisur një jete të re në Zvcier ku punon në bizneset e bashkëshortit dhe pret të bëhet nënë për here të parë. Ajo ka dhënë një intervistë të gjatë në revistën “Who” dhe ka bërë një set fotografik ku për here të parë na tregon se barkun e rrumbullakosur.
Një pjesë nga intervista
Floriana, cilat janë përjetimet e këtyre ditëve?
Këto ditë po e ndjej tamam rëndesën e shtatzënisë. Mezi vesh çorapet dhe këpucët, lodhem shpejt kur eci dhe nuk qëndroj dot gjatë edhe e ulur në karrige. Kam siklete nga më të ndryshmet dhe shpërthime hormonale të çuditshme. Nuk tingëllon si diçka shumë e ëmbël dhe glamour sepse nuk është, por tani lëvizjet e bebes më japin më shume emocion se kurdoherë më parë dhe kam filluar ta përfytyroj si do jetë jeta ime dhe e tim shoqi bashkë me të.
Pse e fshehe muajt e parë shtatzëninë?
Sepse jam supersticioze (buzëqesh)… Sepse mendoja që gjithçka mund të ndodhte në muajt e parë dhe doja të isha e qetë, jashtë vëmendjes së njerëzve për këtë rast. Doja ta kuptoja dhe ta pranoja si fillim vetë dhe më pas me njerëzit e mi të afërt, e më pas edhe me të tjerët.
Thonë se shtatzënia i ndryshon zonjat, çfarë ka ndryshuar tek ty? Ka ndryshuar mendimi i parë dhe i fundit i ditës?
Mua shtatzënia më ka ndryshuar fizikisht sigurisht, por ende jo kaq shumë shpirtërisht. Une e kam thënë shpesh që jetoj në të tashmen dhe e jetoj çdo moment për atë që është. Nuk jam natyrë ëndërrimtare. Kur bebja të vijë në jetë, sigurisht gjithçka do ndryshojë po tani jam po prapë unë, teksa përjetoj gjithë ndryshimet e kësaj jetës sime të re në Zvicër, me punët që kemi këtu dhe me përshtatjen në një ambient të ri.
E ke menduar të vish në Shqipëri pas lindjes?
Nëse gjithçka është mirë, me shumë kënaqësi. Në fakt në jug të Shqipërisë dua t’i bëj pushimet këtë vit. Edhe vajza të përfitojë nga ajri i detit. Mua prindërit e mi më kanë mësuar me plazhin që shumë të vogël; të njëjtën gjë dua të bëj edhe unë me vajzën time.
Si i përjetove ndryshimet e trupit?
Me siklet. Mundohem të kujdesem sa më shumë duke e lyer lëkurën me krem dhe duke ngrënë shumë fruta, po për fat të keq ha shumë nga gjithçka. Brumrat janë pika ime e dobët edhe pse nuk më bëjnë mirë.
Kur e zbulove gjininë?
Gjatë një ekoje që bëra tek një kolegia e mamit në Shqipëri, në fund të muajit të 4.
I ke bërë blerjet për të voglën?
Thuajse kam përfunduar. Kam blerë ca veshje shumë të lezetshme. Shpresoj që vajza ime të jetë bukuroshe pasi unë s’kam qenë aspak kur kam lindur. Veshjet që kam zgjedhur do ta zbukurojnë edhe më shumë.
E ke arreduar dhomën e saj?
Si fillim do rrijë në dhomën time. Sendet që nevojiten i kam blerë, por nuk i kam bërë akoma një dhomë të mirëfilltë. Mbase pak me vonë.
Po lexon libra për mëmësinë gjatë kësaj periudhe?
Kam lexuar në fillimet e shtatzënisë për thuajse gjithçka. Tani lexoj vetëm për zhvillimin e saj çdo javë që kalon dhe për ndryshimet në trupin tim.
E keni zgjedhur emrin?
Po.
Si e përfytyron?
Në fakt nuk e përfytyroj shumë…
Kujt do doje t’i ngjante?
Të ishte një miks i mirë i imi dhe i Enisit, po më shumë të merrte nga unë (buzëqesh).
Çfarë dëshiron të marrë prej teje dhe çfarë prej Enisit?
Tiparet e fytyrës së saj do doja të ishin një miks mes meje dhe Enisit. Nga unë dëshiroj të marrë buzëqeshjen dhe gjatësinë. Nga Enisi dua të marrë iniciativën, vendosmërinë dhe guximin për t’u përballur me gjithçka.
Do t’i mësoni shqip vajzës?
Sigurisht vetëm shqip do ti flas. Dhe nga pak anglisht. Frëngjishten do ta mësojë në kopësht nëse do jemi këtu.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/