VIDEO/Gruaja divorcon burrin ne mes te emisionit televiziv, arsyeja

VIDEO/Gruaja divorcon burrin ne mes te emisionit televiziv, arsyeja

216
0
Shares

Bashkëshortët Floresha dhe Bujari janë bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare”, pasi ndodhen në një konflikt për tokën e tyre. Floresha tanimë, pas 30 vitesh martesë,  kërkon divorcin nga bashkëshorti.

“Kemi një hall të madh. Vijmë nga fshati Marinëz, Fier dhe kemi marrë tokë me ligjin 7501. Kemi qenë tre veta dhe na takonte 2800 metër për frymë, por zotërinjtë e komunës na kanë dhënë vetëm 5000 metër katrorë dhe këto na i kanë bërë lëmsh. Ne vëtë paguajmë 5000 metra katrorë, kam 2 libreza të paguara dhe me firmat e atyre. Para 2-3 ditësh kam paguar edhe vitin 2018. Kam hyrë në një zyrë në komunën e Kumanit, ku në një zyrë thuhet ke 5000 metër zonjë, paguaji dhe në zyrën tjetër thonë ke 3500 metër katrorë. Ne nuk e kuptojmë ku shkojnë këto metrat e tjera dhe këtë duhet të ma shpjegojë topografi i komunës dhe agronomi.

Nga viti 2006-2007 është marrë bashkëshorti deri në vitin 2014, pothuajse çdo muaj shkonte në komunë, shkonte në Fier te Hipoteka dhe thoshte po bëj dokumentet e tokës. Unë, si shtëpiake në fshat, vetëm punoja. Sa herë vinte Bujari e pyesja i bëre dokumentet e tokës, më thoshte po i bëj, po i firmos, por asnjëherë nuk më erdhi dokumenti i rregullt. Di që në vitin 2006-2007 na është marrë një shumë parash, të cilën e shpjegon vetë zotëria. Më sjell një certifikatë që ka 3300 metër katrorë në një vend dhe 1700 në një tjetër, të cilat unë i paguaj. Por kur shkon në Hipotekë në vitin 2014, më vjen një certifikatë tjetër me 3500 metër katrorë tokë dhe këtë nuk e kuptoj fare. Këtë ta shpjegojë Bujari se përse e ka bërë lëmsh tokën!”, shprehet Floresha.

Ajo shton se në vitin 2014 tokën ia merr kompania “Bankers”, për të cilën juristja Eni Çobani tregon se përdor tokat e pasura të banorëve të Marinëzës kundrejt një qeraje mujore. Por nëse ulen metrat katrorë, banorët nuk mund të gëzojnë të njëjtën pagesë.

Floresha thotë se në Mars të vitit 2014 i lajmëron vjehrri se firma kanadeze u ka prishur tokën, ndaj të shqetësuar shkojnë për t’u përballur me topografin Rakip Azizaj dhe agronomin e komunës.

Bujari shprehet se ka qenë ai që ka ndjekur procedurat e pronësisë së tokës dhe tregon se në vitin 2006 topografi i Hipotekës Gëzimi Azizi i kërkoi para “nën dorë”, të cilat i mori dhe i ndau në 4 pjesë.

“Thashë e kalova dhe do bëja letrat e tokës, mirëpo nuk vazhdoi kështu. Në vitin 2007 vjen Gëzimi Azizi dhe Sabaidin Hoxha te babi im për t’i bërë letrat atij dhe vëllezërve të mi, por më thërrasin dhe mua. Më thotë Gëzimi: ‘Ti do i bësh letrat?’ Po i thashë unë, do i bëj. Po ne duam 600 mijë lekë më tha. “

Floresha thotë që e ka dëgjuar këtë gjë, por nuk kanë patur para për t’i paguar, pasi kishin paguar studimet e të birit në Tiranë. Ajo shton se kishin shumë presion dhe jo vetëm ata, por të gjithë banorët e Marinzës sepse është bërë lëmsh.

“Unë fillimisht kam marrë 8400 metër katrorë dhe e kam mbjellë me grurë, por ajo tokë s’mu hodh fare. E shikon çfarë bënte bashkëshorti? Dhe unë në shtëpi s’duhet të ndihesha fare se kështu funksionojnë gjërat në fshat. Prandaj dhe tani bëhem nevrike me atë se edhe djali i madh më kërkon tokën. Jeton në shtëpi me qera e më kërkon të drejtën e tij”.

Bujari ndërhyn dhe thotë që në Marinëz kush ka dhënë para e ka kthyer tokën me frut, ndërsa të tjerët jo. Ai përlotet në studio, ndaj dhe bashkëshortja shprehet se ka kërkuar të merret me procedurat e dukmenteve, pasi Bujari ndoshta nuk mund ta përballonte dot.

“Jemi bërë hallexhinj vetëm prej zotërinjve të komunës dhe Hipotekës së Fierit. Doja ta dëgjonte zoti Rama këtë!”

Juristja Çobani shprehet se Bujari nuk duhet të përlotet në këtë moment, por të ngrejë zërin e të thotë të vërtetën.

Bujari përgjigjet: “Ka humbur durimi tek unë se kam vuajtur gjithë jetën!”

Bashkëshortja e tij tregon se ka shkuar deri në Kryeministri për këtë problem, ku ka komunikuar me Jona Dumën, e cila i ka thënë të marrin një avokat, pasi Bujari ka firmosur dokumentin e pronësisë së tokës, me metrat e hequra.

“Më thotë që i kanë bërë shumë presion në Hipotekë. Në kohën që e ka marrë “Bankersi” ne na kërkohej certifikatë origjinale nga Hipoteka. Shkon vetë zotëria ta marrë në Hipotekë, por aty ishin hequr metrat. Më thotë mua që i kanë bërë presion që do ta heqin fare dhe nga presioni ka firmosur. Po si t’ja fal moj zonja Eni? Sepse unë kam pjesë toke aty dhe djali ka. Si t’ja fal këtij bashkëshorti t’i heqë bukën e fëmijëve të tij?”

Bujari e pranon që i kanë bërë presion në Hipotekë, ndaj dhe ka firmosur. Floresha ndërhyn dhe thotë që agronomi dhe topografi i kanë dhënë dokumente që vërtetojnë se toka është në rregull, por sot e nxjerrin me probleme dhe e konsiderojnë tokë pa frut..

“Jo ore zotëri! E kam çuar djalin 2 vjeç tek ajo tokë dhe e kam sot me fëmijë. Kam punuar, kam luftuar dhe nuk ua lë! Ose ndryshe do bëjmë vetë gjyqësi se ne nuk kemi çfarë bëjmë tjetër nëse nuk e fitoj edhe me ju! Për një drejtësi kam ardhur këtu tek ju!”

Bashkëshorti i saj rrëfen se ka kërkuar ndihmë nga një person në Hipotekë, i cili i ka thënë se një pjesë e tokës i del e regjistruar, ndërsa tjetra tokë – shtet. Ai shton: “Doja, s’doja, e pranova!”, e më pas përlotet, pa arritur të përfundojë shpjegimin.

Eni Çobani tregon se ajo posedon dy akt-marrje nga Floresha, ku në njërën thuhet se bëhet fjalë për 5000 metra katrorë, ndërsa tjetra 4500 metra katrorë, të cilat u janë dhënë nga komisioni. Floresha thotë se kanë dy dokumente në Hipotekë, në njërën janë 2000 metra katrorë, ndërsa në tjetrën 1500 metra katrorë, për të cilat shprehet se nuk ia merr dot njeri.

Juristja e “Shihemi në Gjyq” tregon për një deklaratë noteriale të Bujarit, të kryer më datë 18.04.2014, para noteres Ledia Shpata.

“Disponoj pasurinë me numër 194/2. Deklaroj se u njoha dhe jam plotësisht dakord me planvendosjen e komunës dhe planin e rinovimit të tografit të licencuar, se në fakt unë disponoj dhe jam pronar i pasurisë 194/2, me sipërfaqje toke arre prej 1500 metra katrorësh. Jam plotësisht dakord dhe kërkoj që nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Fier të vazhdojë procedura e regjistrimit me ndarjes  pasurie sipas planit të bashkëlidhur dhe unë të pajisem me certifikatë pronësie për sipërfaqen tokë arre 1500 metër katrorë, pasi pjesa tjetër e pasurisë, me sipëerfaqje 750 metra katrorë nuk është prona ime, por është pasuri shteti”.  

Ajo shton se sipas dokumenteve rezulton që kanë patur 1750 metra katrorë, por si ka mundësi që nga 750 metra katrorë që Bujari i ka deklaruar pronë – shtet, në deklaratën noteriale i ngelen 1500 metra katrorë sepse nuk dalin llogaritë. Më pas vazhdon të lexojë deklaratën noteriale:
“Disponoj pasurinë 197. Deklaroj se jam plotësisht dakord me panvendosjen e komunës  dhe planin e rinovimit të tografit të licencuar, pasi në fakt unë disponoj dhe jam pronar i sipërfaqes 2000 metra katrorë. Jam plotësisht dakord dhe kërkoj që nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Fier të vazhdojë procedura e regjistrimit sipas planit të bashkëlidhur dhe unë të pajisem me certifikatë pronësie për sipërfaqen 2000 metra katrorë. Deklaroj me vullnet të lirë se në deklaratën noteriale të datës 07.04.2014 është deklaruar gabimisht që unë jam pronar i pasurisë 197 me sipërfaqje 3300 metra katrorë, gabim i ardhur nga paraqitja grafike jo e plotë e planit të rilevimit, të cilin unë e paraqita bashkëlidhur kësaj deklarate. Për sa më sipër, rezulatati i saktësimit të planvendosjes dhe matjes faktike, të kryer e të pasqyruar në planin e rilevimit, të cilën e paraqes bashkëlidhur deklaratës së datës së sotme si dhe verifikimit të kësaj pasurie, deklaroj përfundimisht, duke tërhequr deklarimin e bërë prej meje për sipërfaqen 3300 metra katrorë, se jam pronar i pasurisë me sipërfaqe prej 2000 metrash katrorë”.    

Eni Çobani pyet Bujarin se si ka hequr nga pronësia 2050 metra katrorë, i cili thotë se ka bërë dy deklarata brenda 2 javësh. Ai tregon se në deklaratën e parë ka deklaruar tokat 1700 dhe 3300 metra katrorë, por kur shkoi në Hipotekë ia kthyen, duke i kërkuar të bëjë një deklaratë noteriale tjetër për t’i kthyer tokat në sipërfaqe 1500 dhe 2000 metra katrorë.

Floresha shprehet: “I kam thënë që tqë gjitha gabimet janë të tijat se po të kisha shkuar unë nëpër zyra ta harronin që do m’i bënin këto fleta gabim. Ku do bredhësh ti thonin nëpër fshat! Nuk na lejojnë t’i bëjmë vetë! Kur shkova në zyrën e Kumanit më tha: ‘Ke a s’ke burrë?” dhe i thashë e kam dhe e kam zotëri, s’e kam si ty që rrjep popullin!”

Bashkëshorti i saj thotë që drejtori i Hipotekës i premtoi që do rregullohej gabimi dhe i tha të rifreskonte letrat në Bashkinë e Roskovecit. Por Rakip Azizaj e ka kërcënuar, duke i thënë: “Sa të jem unë gjallë, nuk t’i bëj letrat!”

Publiku i emisionit “E Diela Shqiptare” i dha të drejtë Floreshës në këtë seancë ndërmjetësi, por jo për t’u divorcuar nga Bujari.

Juristja Çobani shprehet se kjo situatë vazhdon e ndodh në familjet shqiptare, ndaj dhe i ka përcjellë nëpërmjet rubrikës “Shihemi në Gjyq”.  Ajo i kërkon Floreshës që të largohet sot nga kjo seancë ndërjetësimi sëbashku me bashkëshortin dhe jo e vetme.

Bujari vazhdon tregon kalvarin me Rakip Azizajn, i cili i ka kërkuar 50% të shumës së qerasë së tokës, që marrin nga kompania “Bankers”.

Zonja Eni shprehet se kësaj familjeje shteti i ka dhënë 5000 metra tokë, por të tjerë i kërkojnë të heqë dorë, duke harruar një moment ligjor shumë të rëndësishëm.

Bashkëshortët tregojnë se pavarësisht dokumenteve, që nuk kanë më në pronësi 2050 metra katrorë, ata ende marrin qeranë nga firma kanadeze. Floresha thotë se ajo e paguan taksën e tokës për 5000 metra katrorë dhe jo për 3500 metra katrorë.

Ajo shprehet se nëse Bujari do të rregullojë dokumentet për të patur sërish 5000 metra tokë, ashtu siç ua ka dhënë shteti, atëherë do të bashkohet sërish me të.

Juristja Çobani premton se do të bëhet shtet, nëse të gjithë së bashku do t’i interpretojmë saktë  të gjitha ligjet e Republikës së Shqipërisë.

“Bujarin të lutem, se s’kam ku e çoj. Po e le ti nuk di ku ta strehoj e ku ta çoj se nuk mund ta lë në rrugë se ashtu do ti. Ku do ta lejmë Bujarin dhe çfarë do të vendosim me të? Se nuk dënohet martesa 30 vjet për letrat që keni bërë te noteri.  E bëri deklaratën gabim se nuk ka informacion. Pa Bujarin s’i bën dot letrat se është bashkëpronar”.

Floresha pranon të pajtohet me Bujarin, duke u shprehur: “Ça të bëjmë? Nga e keqja do bashkohemi!”

Seanca e ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare” përfundoi me sukses, duke bashkuar sërish bashkëshortët, pavarësisht konflikteve të ndryshme që mund të kenë./ tvklan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY