EMRI/ Patok, rikthehen maskat më armë, grabisin pronarin e lokalit

EMRI/ Patok, rikthehen maskat më armë, grabisin pronarin e lokalit

265
0
Shares

Rikthehen grabitjet me maska. Ngjarja e rëndë e radhës ka ndodhur në Patok të Kurbinit kur dy persona të armatosur kanë grabitur pronarin e një biznesi. Dy persona të maskuar dhe të armatosur sulmuan afro mesnatës një tregtar në Patok të Kurbinit.

Seit Sinani ka qenë duke mbyllur lokalin e tij në Lagunë, kur grabitësi i drejtuan armën.

Pronari i lokalit është detyruar t’u japë autorëve 5 milionë lekë (të vjetra), aq sa dhe kishte në lokal. Më pas sipas dëshmisë së Sinanit, grabitësit u larguan me makinë.

Policia ka shoqëruar disa persona, banorë të zonës, por pa arritur të vërë në pranga autorët e vërtetë të ngjarjes së rendë që ka sjellë frikë edhe tek pronarët e bizneseve të tjera të zonës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY