Personi i ekzekutuar sonte në ishte biznesmen. Ai kishte regjistruar një biznes të tij vitet e fundit me aktivitet në fushën e turizmit, energjetikës, ndërtimit, import eksport, prodhim dhe eksport të industrisë ushqimorë etj.
Ndërkaq ai ishte edhe pronar i dy gomisterive në Tiranë. Policia ka dhënë detajet e para të vrasjes si dhe ka njoftuar se ka kryer disa shoqërime, mes tyre edhe dy djemte e tij. Viktima është me origjinë nga Progonati, Tepelenë.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 21:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Nikolla Tupe” ne sheshin mes pallateve një shtetas ndodhet i shtrirë në toke.
Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se eshte vrare ne arme zjarri shtetasi M.B., rreth 64 vjeç.
Eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor dhe jane ngritur pika kontrolli ne disa akse rrugore.
Policia ka shoqeruar disa persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e hetimit.
Po punohet per sigurimin e provave te vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autoresise se saj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/