DINAMIKA/ Ja si u montua C4 për atentatin ndaj Lul Kullës

DINAMIKA/ Ja si u montua C4 për atentatin ndaj Lul Kullës

257
0
Shares
Lulzim Kulla

Tentativa për të ekzekutuar në fillim të janarit 2018 biznesmenin Lulzim Kulla në Shkodër, ka pasur një organizim perfekt të autorëve dhe porositësve të këtij krimi që tronditi Shkodrën, pikërisht në ditën kur po festohej përvjetori i themelimit të Policisë së Shtetit.

Hetimi i kryer nga prokuroria e Shkodrës, ka zbuluar me detaje ngjarjen e 13 janarit 2018, ku tre persona tashmë janë arrestuar nga prokuroria dhe lënë në “arrest me burg” nga gjykata e këtij qyteti. Sipas Shqiptarja.com, ka dyshime të forta se atentati kundër Lulzim Kullës, mund të jetë organizuar në bashkëpunimin mes dy grupeve kriminale në Elbasan dhe Shkodër.

Tritoli u vendos në ndenjësen e motorit

Sipas dinamikës së krimit të ndërtuar nga pamjet filmike të sekuestrura në disa biznese në Shkodër dhe Elbasan, është vërtetuar se sasia e tritolit që ishte vendosur në motoçikletë ishte montuar pikërisht në ndenjësen e mjetit. Hetimi ka zbuluar se ndenjëses së motoçikletës i është hequr sfungjeri dhe më pas në vend të tij, është montuar sasia e tritolit.

Autorët janë kujdesur me përpikëri që tritoli të mos shihej nga syri i kalimtarëve, dhe atë e kanë mbuluar, duke e mbyllur me tapiceri, dhe më pas i kanë dhënë formën e ndenjëses. Sipas hetuesve ka dyshime të forta se i gjithë ky proces është kryer në Elbasan, ndërkohë që prej këtej me një automjet tip “Wolkswagen Cady” është transportuar moto-bomba në drejtim të Shkodrës.

Automjeti “Wolkswagen Cady” sipas pamjeve filmike të sekuestruara tashmë nga policia dhe prokuroria, dukej qartë se ditën e ngjarjes ka hyrë në Shkodër, duke marrë drejtimin në unazën e qytetit. Siç ka rezultuar më pas automjeti është afruar afër objektivit se ku do vendosej dhe prej makinës është zbritur moto-bomba, që ishte përgatitur për tu vendosur pranë automjetit të Lulzim Kullës.

I gjithi me të zeza

Personi që zbriti moto-bombën nga makina ka qenë tërësisht i mbuluar me të zeza dhe në kokë mbante një kapele. Ai është afruar në këmbë së bashku me motoçikletën që e mbante në duar dhe pasi e ka vendosur shumë pranë makinës së Lulzim Kullës, është larguar pa kryer asnjë veprim tjetër.

Dyshimet e prokurorisë dhe policisë së Shkodrës, qëndrojnë në faktin se një person tjetër që ka qëndruar në distancë, mund të ketë aktivizuar lëndën plasëse, sapo ka parë Lulzim Kullën të dalë nga biznesi i tij, dhe të hyjë në makinë. Si pasojë e këtij shpërthimi të fuqishëm 8 persona mbetën të plagsur, ndërkohë vetë objektivi i këtij atentati Kulla ka marrë disa shembje në trup.

Parkimi në unazë e modifikimi në servis

Ndërkohë automjeti tip “Wolkswagen Cady” është parkuar në zonën e unazës së qytetit dhe aty nuk ka lëvizur për gjatë gjithë natës. Të nesërmen automjeti është marrë nga parkimi nga të arrestuarit Endrit Çopja dhe Ardjel Lulaj, duke u transportuar në Elbasan.

Prokuroria dhe policia e Shkodrës që kanë udhëhequr hetimin kanë siguruar pamjet filmike të një servisi në Elbasan, ku mjetit në fjalë i bëhen disa modifikime, me qëllim shuarjen e çdo dyshimi. Prezent në modifikimin e makinës kanë qënë dy personat e arrestuar si të dyshuar në këtë atentat Endrit Çopja dhe Ardjel Lulaj.

Pas modifikimit të makinës, në pjesën e xhamave, Lulaj dhe Çopja janë strehuar në një bazë të tyre, deri sa u arrestuan në ambientet e tregut agro-ushqimor në qytetin e Elbasanit. Dy autorët e dyshuar të atentatit ndaj Kullës nuk kanë pranuar akuzat gjatë marrjes në pyetje, ku Çopja ka pranuar se ka qenë disa herë në Shkodër dhe më konkretisht plot 5 herë.

Sipas tij në Shkodër ai ka shkuar për të blerë një sasi prej 20 kg kanabis tek një person që nuk ja dinte emrin. Gjithmonë sipas dëshmisë së tij, drogën e kishte blerë dhe më pas e kishte shitur sërisht. Ndërkohë i arrestuari tjetër Ardjel Lulaj, ka pohuar se ditën e ngjarjes ka qënë në Elbasan dhe se punon si shofer pranë drejtorisë së shërbimeve sociale në bashkinë e Elbasanit.

I arrestuari i tretë për këtë ngjarjes është Serxho Teta, i cili dyshohet se është bashkëpuntor në këtë krim. Gjatë kontrollit të banesës Serxho Tetës i janë gjetur 50 fishekë dhe se ka bërë kundërshtimin e punonjësve të policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY