SHËNIM/ Zoti Kadare, nuk të lëmë të biesh në gjunjë përpara Vlahutin

SHËNIM/ Zoti Kadare, nuk të lëmë të biesh në gjunjë përpara Vlahutin

153
0
Shares

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare ndoshta për herë të parë ka rënë ndesh më një numër të madh qytetarësh në Shqipëri teksa i drejtoi një letër sot, me një tekst jashtë natyrës së tij, ambasadores Vlahutin në Tiranë, pas arrestimit të gazetarit Kastriot Myftaraj.

Në këtë letër që është e plotë në fund të shkrimit, Kadare ndër të tjera i thotë se është gati ti bie në gjunjë “flokëkuqes” sic e thërrasin në Tiranë ambasadoren Vlahutin.

Reaksioni i audiencës së lajmeve më deklarimin e Kadaresë erdhi pasi ambasadorja nuk gëzon kurrfarë mbështetje në Tiranë për shkak të sjelljeve të saj plotësisht proqeveritare të cilat kanë furnizuar edhe problematikat e sotme që po vuan Shqipëria.

Ambasadorja Vlahutin është një nga arsyet e krizë së sotme politike në Shqipëri dhe po aq është një nga arsyet se pse kjo krizë nuk ka gjetur zgjidhje. Jo se BE ka sjellë në Tiranë gjithnjë ambasadorë të mirë por se kjo e fundit më qëndrimet e saj e ka zhveshur politikën shqiptare nga komunikimi si mundësi për tu marrë vesh duke iu bashkangjitur në të gjitha qëndrimet vetëm qeverisë. Ajo e ka izoluar opozitën në Bruksel dhe në disa vende perëndimore dhe përmes këtij izolimi ia ka dalë që zhveshë debatin dhe dialogun në Tiranë si mundësi për zgjidhje.

Kadare qëndron pak në Tiranë, por edhe aq sa qëndron e ka të vështirë të kapë të gjitha nuancat e politikës në vend. Por një gjë duhej ta kishte fiksuar sadopak. Vlahutin nuk tha një fjalë për kanabisin që u mboll në Shqipëri. Dhe kryesisht për shkak të kanabisit është dhe kriza.

Shkrimtari i madh ka ndjeshmëri të madhe për Europën dhe ashtu si shumë shqiptarë është gati të sakrifikojë jo vetëm Kastriotin për të por shumëcka tjetër. Nëse Shqipëria ka pasë ndonjëherë zhgënjim prej Europës, është kjo ambasadorja që ende vijon të mbahet gati si me dhunë në këtë zyrë në Tiranë. Teksti i gazetarit për të është shumë i rëndë por ama është vetëm fjalë, dhe kur thuhet prej një gazetari vjen edhe si një figurë letrare. Të gjithë e kanë të qartë se Myftaraj nuk kishte në mëndje vrasjen fizike të saj por një vrasje tjetër: që Vlahutin nuk është asgjë nga Europa që duam apo që ëndërrojmë, që Europa nuk duhet ngatërruar me Vlahutin dhe sa më pak të ngatërrohet aq më e qartë është Europa në sytë tanë.

Mund ta kishe kursyer këtë letër zoti Kadare, dhe as shqiptarët, por as Europa nuk ta merrnin për keq. Dhë në fund; nuk të lëmë të biesh në gjunjë përpara Vlahutin.

Letra e Ismail Kadare dërguar Romana Vlahutin:

E nderuara Zonjë,

Më lejoni t’ju drejtohem me këtë letër krejtësisht personale, për tronditjen që më shkaktoi sot fyerja e paskrupullt që u bë publikisht kundër jush në shtypin shqiptar.

Nuk është fjala për të sqaruar këtu se ç’është fyerja e një njeriu jo normal dhe se sa pak lidhje ka ajo me një popull e një shoqëri të tërë. Megjithatë ajo fyerje u botua nga shtypi i vendit tim, kështu që në një mënyrë ose një tjetër na vuri para përgjegjësisë të gjithëve.

Ndonëse shkrimtar i njohur, nuk marr përsipër të përgjigjem për ato çka mund të ndodhin në këtë vend, për mirë apo për keq. Do të doja thjesht të ndaja me ju pikëllimin që mund të ndiejë njeriu, i cili, në vendin ku vjen të ndihmojë për kapërcimin e brengave, ndeshet me një mosmirënjohje të tillë.

E dashur Romana Vlahutin, do të isha gati t’ju kërkoja ndjesë në gjunjë, për t’ju siguruar se mirënjohja për ju është e do të jetë e pacënueshme.

Ismail Kadare

Paris, 10 maj 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY