Meta takon Vlahutin, të rezervuar në buzëqeshje

Meta takon Vlahutin, të rezervuar në buzëqeshje

125
0
Shares

Presidenti Ilir Meta priti në një takim ambasadoren e Bashkimit Europian, Romana Vlahutim. Ambasadorja Vlahutin i dorëzoi Presidentit Meta Strategjinë e re të Komisionit Evropian, “Një perspektivë e besueshme zgjerimi dhe një angazhim i thelluar i BE-së në Ballkanin Perëndimor”, si dhe Planin e Veprimit në mbështetje të transformimit të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Meta vlerësoi synimin për të pasur një angazhim gjithnjë e më madh si nga vendet e rajonit ashtu edhe nga Bashkimi Evropian në proceset transformuese drejt anëtarësimit të plotë të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Meta nënvizoi se Strategjia e re e Komisionit Evropian është një dokument që duhet të lexohen me vëmendje nga faktorët politikë shqiptarë për t’u pasqyruar në përpjekjet dhe angazhimet e tyre drejt synimit të përbashkët të integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimit Evropian.

Fto zyrtare e shpërndarë nga zyra e shtypit i tregon të dy Presidentin Meta dhe ambasadoren Vlahutin të qëndrojnë seriozë përballë njëri tjetrit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY