VIDEO/ Moti i keq ngre detin deri në 8 ballë, vonohen tragetet...

VIDEO/ Moti i keq ngre detin deri në 8 ballë, vonohen tragetet e linjës Durrës – Bari

498
0
Shares

Deti Adriatik është përfshirë nga një fortunal mëngjesin e sotëm. Burime nga Kapiteneria e Portit Durrës, bënë me dije se një dy prej trageteve që vijnë nga Bari, kanë mbërritur me tre orë vonesë në Portin e Durrësit.

Brenda gjirit të Durrësit valëzimi ka shkuar 5 deri në 6 ballë ndërsa në det të hapur 7 deri në 8 ballë. Anijet e peshkimit qëndrojnë të lidhura në vendstrehime të sigurta deri në përmirësim të motit. Probleme ka edhe në procesin e ngarkim shkarkimit si pasojë e erës dhe rreshjeve të shiut.

Taulant Allka, kapiten i Portit Durrës, tha se deri nesër moti do të jetë i përkeqësuar me situatë jo të favorshme për lundrim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY