Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP., Tiranë kanë bërë kapjen dhe ndalimin e personit në kërkim Klajdi Gjeçi, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu ky person dyshohet si autor për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, te rruga “Liqeni i Thatë”, ku pranë një pikë inertesh është vendosur lëndë eksplozive automjetit në pronësi të N. R.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/