DETAJE/ Shkodër, tritoli ndaj Lulzim Kullës, si nisi historia e gjobave dhe...

DETAJE/ Shkodër, tritoli ndaj Lulzim Kullës, si nisi historia e gjobave dhe pasojat

308
0
Shares

Historia e gjobave ndaj tregtareve në Shkodër, i ngjason asaj të Amerikës së shekullit 19 kur bizneset e vogla paguanin gjoba mafies Italiane. Duke dhënë haraçin, tregtarë të zonave të influencës së grupeve kriminale mbroheshin nga këta të fundit. Edhe shpërthimi i kësaj të shtune në Shkodër është një nga hallkat e një zinxhiri të gjatë të përplasjeve mes grupeve rivale të mafies së gjobave në Shkodër.

Zanafilla mendohet se është që pas vitit 1997 kur në Shkodër denoncohen rastet e para. Ai që nuk paguante torturohej ose vritej nga pjesëtarët e grupit kriminal. Duke tërhequr një gjobe 15 apo 20 mije lekë të vjetra në dukje një shifër qesharake, por nëse 100-fishohet, atëherë shuma është e mjaftueshme për të shuar oreksin mujor të pjesëtarëve të grupit mafioz. Familjet mafioze kanë kontroll mbi territore të caktuara dhe shpesh lufta për këto territore ka sjellë përplasje mes tyre deri viktima.

Lulzim Kullajt dje ju bë një atentat ku një sasi prej 500 grame tritoli shpërtheu në motorcikletën e tij pranë disa bizneseve të tij në lagjen “Rus”, duke lënë atë të plagosur rëndë, dhe 7 persona të tjerë të lënduar. Lulzim Kullaj në zonën e Rusit u shfaq pas vitit 1997 dhe nëpërmjet kërcënimeve do të detyronte shumë prej tregtarëve të mbyllnin bizneset e madje të linin Shkodrën. Në skedarët e policisë, ai rezulton si personi që për shumë vite mbajti nën kontroll zonën tregtare të Rusit,  duke bashkëpunuar dhe me grupet e reja kriminale që operonin. Por deri më tani policia ka goditur vetëm njërin prej tyre. Në mars të vitit të kaluar, policia shkatërroi një bandë të përbërë prej 7 anëtarësh.

Sipas Prokurorisë, ata kishin krijuar një strukturë kriminale për të mbledhur me anën e dhunës, kanosjes dhe kërcënimeve shuma parash nga shitësit e Tregut të Zdrales dhe të Rrugës së Gjerë të Kirasit. Sipas akuzës, anëtarët e grupit në çdo fund muaji merrnin nga çdo tregtar shumat nga 1000 deri në 3000 lekë, ndërsa numri i atyre që detyroheshin të paguanin ishte mjaft i lartë. Vizion+

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY