Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Grida Duma kërkon nga PD atë që është shumë e vështirë: Kush kontribuon duhet të shpërblehet

13/01/2018
Please insert document title
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma ka kërkuar sot që brenda PD të vihen në funksion rregulla të qarta lojë në mënyrë që secili anëtar të vlerësohet sipas meritës. Në emisionin “Kjo javë” me Nisida Tufën në “Neës24”, deputetja Duma thotë se çdo demokrati duhet t’i njihen kontributet, angazhimi, dhe puna e bërë për Partinë Demokratike.

Më 27 janar është parashikuar të mbahet protesta e opozitës. Si do të vijohet më tej?
Protesta të 27 janar do të jetë vetëm fillimi, pasi reagimi qytetar do të vazhdojë. Qëndrueshmëria në këtë përballje do të jetë e tillë që nuk ka kthim pas. Do të ketë një qasje të tillë, ku opozitarizmi padyshim duhet të jetë shumë i fortë. Jemi në një moment ku shqiptarët duket sikur po kërrusen nga një përditshmërie që duket se vështirë do të ndryshojë. Ditë pas dite, shqiptarët po shkojnë në një skamje të papranueshme. Shqiptarët sot numërojnë 200 mijë njerëz të ikur nga Shqipëria. Krahu i punës, profesionistët më të mirë, po ikin. E ardhmja nuk ka asnjë shpresë se do të ndryshojë. Ky shtet të cilit i paguajmë taksa duhet ët na shërbejë, jo të na imponohet.

Pse duhet t’i bashkohen qytetarët shqiptarë protestës së opozitës?
Unë i bëj thirrje në radhë të parë si qytetarë, pasi kjo nuk është çështja për të marrë pushtetin, por për mirëqenien e tyre. Këtu nuk po flitet se kush do të marrë pushtetin, siç po përpiqet të tregohet nga të tjerë kjo opozitë. Në të vërtetë kjo opozita ka një qëllim të mirë, ku kauza është qytetari. Gabim i madh është të lëmë të mendohet se kauza e opozitës është pushteti. Unë i referohem ankesave të përditshme të qytetarëve, të studentëve, të pensionistëve, të të papunëve, të pacientëve në spitale, etj. Ne vijmë sot në një situatë në të cilën studimet e dala nga të dhënat e kësaj qeverie, se fëmijët në periferi të Tiranës ushqehen me një vakt në ditë.

Nuk ka ndodhur që të keni një mbështetje masive nga qytetarët në protestat e kaluara?
Qytetarët shqiptarë kanë një jetesë të vështirë, dhe një përditshmëri të stresuar. Nuk është e vërtetë që opozita nuk ka patur një mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët në protesta. Ishte një rekord i madh që qytetarët qëndruar 90 ditë në çadrën e protestës. Sot unë cilindo sektor të jetës të marr, paraqitet vështirësi. Në prill do të hyjë sistemi i ri i TVSH, dhe shumë biznese në vend do të goditen. Në këtë skenar të keq që kemi sot punë po na e mban biznesi i vogël, dhe në moment që do të hyjë sistemi i ri i taksimit, do të kemi probleme me papunësinë. Ne çojmë në burg njerëz që nuk kanë paguar faturat e dritave, kur kostoja në burg është 40 apo 50 euro, në vend që të ndërhyhet për përmirësimin e situatës.

Por brenda opozitës, brenda PD si është situata?
PD është në një proces që është diskutuar. Vijon analiza në të gjitha degët e PD. Është e nevojshme që shumë nga elementët e rregullave të lojës të përmirësohen, dhe një tjetër strategji më shumë efeciente të vihet në zbatim për të ngritur PD në eficencën më të lartë të saj. Për të sjellë një PD ashtu siç e duan qytetarët. Çdo individ kur çohet në mëngjes kërkon shpresë, dhe opozita, dhe PD duhet ta mbajë këtë përgjegjësi. Opozita duhet ta kuptojë se në mandatin e dytë qeverisës së Ramës duhët të ngjalle shpresën që të jetë një force e tillë jo që të mundë PS në fushatë elektorale, por të krijojë besimin e qytetarëve. Ka shumë vend për përmirësim në PD. Unë kam një qëndrim konstruktiv, pra që të bëhet më mirë, dhe mund të bëhet më mirë. cfdo ditë bindem se forca e PD është shumë e madhe, dhe është me vend të thuhet se ajo duhet të shfrytëzohet e gjitha, dhe PD duhet të hyjë në një sistem të ri rregullash loje.

Ka vend për përmirësim nga lidershipi Basha?
Padyshim që duhet të ketë përmirësimi. Duhet çuar vëmendja aty ku fillon aseti i PD, tek qytetari tek simpatizanti, tek kontributori. Në këto kushte, sot një kontratë me rregulla loje të qarta për anëtarin e OPD është e nevojshme. Pra kush kontribuon duhet të shpërblehet, kush ka bërë punë duhet t’i njihet puna, kush është i aftë duhet të vlerësohet. Është me rëndësi qartësia e rregullave të lojës, pra si do të vlerësohen këta anëtarë.

Tags: grida duma

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.