Orë luksoze dhe rroba të shtrenjta? Tani policia do t’i sekuestrojë

Orë luksoze dhe rroba të shtrenjta? Tani policia do t’i sekuestrojë

193
0
Shares

Oficerët e policisë në Roterdam do të fillojnë të sekuestrojnë xhaketa të shtrenjta dhe orë luksoze nga kriminelët e mundshëm, nëse nuk është e qartë se si janë paguar. Ky aksion do të nisë së shpejti nën mbikëqyrjen e departamentit të prokurorisë, të cilët do të vendosin se çfarë mund të konfiskohet ligjërisht.
“Ne po flasim për të rinjtë që e konsiderojnë veten të paprekshëm”, tha shefi i policisë Frank Paauw.
Bandat kriminale të të rinjve do të jenë objektivi kryesor. Oficerët e policisë do të trajnohen për të njohur nëse të dyshuarit po mbajnë rroba të shtrenjta. Veshja është një simbol i vërtetë i statusit për të rinjtë. Disa prej tyre mbajnë veshur xhaketa që kushtojnë 1,800 €. Policia ngre dyshimin se nëse të rinjtë nuk kanë të ardhura, si i kanë përballuar ato?! Në vitin 2016, policia e Roterdamit konfiskoi 11.5 milion euro para cash dhe pasuri të të dyshuarve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY