Një grua e plagosur në gjoks, me një plagë të shkaktuar nga armë zjarri, e kalibrit 22mm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Valleluce, Frosinone. Gruaja 46-vjeçare me origjinë shqiptare u transportua me urgjencë në spitalin Santa Scolastica për një plagë të shkaktuar me një goditje arme zjarri në gjoks. Më pas u transferua në spitalin “Umberto I” në Romë në gjendje të rëndë.
Karabinierët dyshojnë për tentativë vetëvrasjeje por po hetohen edhe pista të tjera të krimit për të mos përjashtuar asgjë. Ndërkohë priten rezultatet e ekspertizës edhe për të shoqin, i cili është marrë në pyetje deri vonë dje për shkak të armës pa leje që mbante në shtëpi.
Ngjarja
Thirrja te numri i emergjencave 118 është bëra nga bashkëshorti i 46-vjeçares shqiptare, një punëtor nga Sant’Elia, rezident në Valleluce. Sipas hetimeve paraprake, ka qenë gruaja që ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar veten në gjoks. Një goditje të vetme. Për fat jo në gjendje për ta vrarë.
Më pas, ashtu zvarrë me gjoksin të mbushur me gjak, ajo ka shkuar në dhomën ku ndodhej bashkëshorti i saj, i cili ka marrë në telefon ndihmën e shpejtë. Gruaja u transportua në Santa Scolastica në Cassino me kod të kuq e në gjendje shumë të rëndë. Më pas u transferua në Romë, në spitalin “Umberto I”, ku pasditen e djeshme i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale delikate.
Karabinierët e Cassinos kanë dëgjuar gjatë dëshminë e burrit të 46-vjeçares, i cili është vënë nën hetim për armën.
Sipas policisë, duket si një tentativë vetëvrasjeje por nuk përjashtohen edhe pistat e tjera, ndaj hetuesit po kërkojnë detaje dhe informacione për jetën e saj, problemet familjare dhe personale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/