Këngëtari shqiptar më famë në Itali ndëpret papritur koncertin, mbushen mediat italiane

Këngëtari shqiptar më famë në Itali ndëpret papritur koncertin, mbushen mediat italiane

212
0
Shares

Këngëtari i njohur shqiptar në Itali Ermal Meta ka ndërprerë në mnëyrë të papritur koncertin që po jepte në Peskara fill pasi kuptoi se një fanse e tij në mesine  turmës nuk ndjehej mirë. Fill më pas ky gjest është përshkruar nga mediat italiane.

Gjatë kohës që performonte, publiku i ka bërë gjeste të cuditshme dhe këngëtari ka kuptuar se një vajzë e re nga publiku është ndjerë keq. Kantautori, ka ndërprerë menjëherë përfomancën për disa minuta dhe vetëm kur ka konstatuar se vajza ishte mirë, ka rifilluar koncertin.

Ermal Meta ka mbajtur tre koncerte në 24 orë gjatë ndërrimit të viteve duke shënuar rekord. Pasi ka marrë pjesë në Konceritn e “Kanale 5” nga Bolonja është zhvendosur në Firenze për të pritur në 2018 dhe në 1 janar ka mbajtur koncertin e tij në Pescara.

Artisti me origjinë shqiptare pritet të angazhohet në pjesëmarrjen e tij të tretë në Festivalin e Sanremos me një bashkëpunim me Fabrizio Moro. Ndërkaq, më 9 shkurt do publikojë edhe albumin e tij të ri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY