Një vajzë e vogël ka shpëtuar 3 motrat e saj nga një aksident fatal në një zonë rurale të Queenslandit, Australi.
5-vjeçarja gjendej në sediljen e pasagjerit ndërkohë që e ëma, Lacey Bradford i jepte makinës. 3 motrat e saj gjendeshin në sediljen e pasme të makinës në kohën kur automjeti u përmbys duke lënë të vdekur në vend nënën e tyre.
Megjithëse dëshmoi vdekjes e mamasë së saj, vogëlushja trime doli nga makina duke tërhequr jashtë 3 motrat e saj, një 4-vjeçare dhe dy binjaket 2 vjeç.
Ajo jo vetëm i nxori ato jashtë makine duke i zbërthyer rripin e sigurimit por filloi të lajmëronte për ndihmë.
Përplasja ndodhi në mëngjesin e së premtes, së datës 3 shkurt, kur mamaja po i çonte vajzat në shkollë dhe kishte vendosur të merrte një rrugë të shkurtër.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/