Ka humbur betejën me vdekjen shqiptari 53-vjeçar që u sulmua me armë nga persona ende të paidentifkuar që i hynë në dhomën e gjumit në lagjen Peristeri të Athinës.
Mediat greke raportojnë se shqiptari, kryefamiljari nuk ka mundur të mbijetojë nga plaët e armës dhe ka dhënë frymën e fundit në spital, ku ishte i shtruar fill pas ngjarjes së rëndë.
Sakaq, televizioni grek Alpha.gr ka krijuar skemën sesi ndodhi ekzekutimi i tyre brenda në shtëpi.
Gjithçka ndodhi natën e 3 shkurtit. Ora shënonte 02:00 kur në rrugën ‘Olympou’ në Athinë, në katin e dytë të një ndërtese, në apartamentin e një familjeje shqiptare ndodhi masakra.
Dy a tre persona të maskuar, hynë direkt në dhomën e çiftit shqiptar, teksa ata ishin duke fjetur dhe hapën zjarr.
Gruan e qëlluan me plumb në kokë dhe pastaj edhe burrin. Gruaja, 50-vjeçare vdiq menjëhere, kurse burri u dërgua rëndë në spital.
Autorët plagosën edhe djalin e familjes, një 27-vjeçar, ndërkohë që ai tentoi të hynte në dhomën e prindërve, kurse vajza 17-vjeçare nuk pësoi gjë, vec tmerrit dhe pamjes që do ta shoqërojë gjithë jetën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/