Policia e Lushnjes ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Divjakë, ku pronari i një lokali goditi për vdekje me çifte klientin e tij, pasi ky i fundit kishte tentuar t’i përdhunonte bashkëshorten. Mësohet se klienti 42-vjeçar, Eduard Stambolliu rezulton të jetë dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni.
Ai kishte dalë nga burgu në fillim të këtij viti. Stambolliu humbi jetën rrugës për në spital. Ai u qëllua me çifte nga Petrit Toromani, pasi kjo ishte tentative e disatë rradhazi e Stambolliut për të përdhunuar bashkëshorten e tij.





