Zgjedhja e kryeprokurorit, Bylykbashi: Mazhoranca do të kapë sistemin e drejtësisë, duan...

Zgjedhja e kryeprokurorit, Bylykbashi: Mazhoranca do të kapë sistemin e drejtësisë, duan një marionetë që të mbyllë çështjen ‘Tahiri’

161
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, njëkohësisht bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore, në një prononcim për mediat nga ambientet e Kuvendit reagoi lidhur me çështjen e zgjedhjes së Kryeprokurorit të ri. Me tone të ashpra, Bylykbashi u shpreh se qëllimi i qeverisë është kapja e Prokurorit të Përgjithshëm, sepse kështu kryeministri Rama do ta kishte më të lehtë të mbronte ushtarët e tij të krimit.

Më tej deputeti i PD theksoi se duhet kompletuar fillimisht Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe më pas të vazhdohet me zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm në zbatim të plotë të Kushtetutës. “Ligji nuk e zëvendëson Kushtetutën. Një rast i tillë mund të ishte ai i mbarimit të parakohshëm të mandatit, ose kur kryeprokurori vdes, apo jep dorëheqjen. Edhe në rastin e ligjit vendimi sërish merret nga Kuvendi me 3/5 e votave. Këto janë të gjitha përpjekje të mazhorancës që të përdorë edhe votën e Tahirit me shumicë të thjeshtë. Duan të vendosin një prokuror që të mbylli të gjitha skandalet e qeverisë së tyre, nga aktiviteti kriminal deri tek çështja Tahiri. Kushtetua nuk mund të zëvendësohet as me ligj, as me vendimin e Kuvendit”, tha Bylykbashi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY