“Do flas pas 1 janarit”, Majko i përgjigjet atyre që i quajtën...

“Do flas pas 1 janarit”, Majko i përgjigjet atyre që i quajtën ‘fishekzjarre’ deklaratat e tij për kufirin Shqipëri-Kosovë

136
0
Shares

Një urim shumë më ndryshe nga ata normalët ka bërë Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, për këtë 29 Nëntor, kur shnëohet edhe 73-vjetori i Çlirimit të vendit. Majko ka zgjedhur të komentojë deklaratat e tij për hapjen e kufijve midis Shqipërisë dhe Kosovës për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, të cilat janë cilësuar si “fishekzjarre”. Sipas tij që nga 1 janari, do të shohim se në marrdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës, fjalët “seriozitet” apo “fizhekzjarr” do të kenë provën e tyre. “Pas kësaj, do të flas! Uroj, që të jetë urim!”, shkruan Majko në Facebook.

Postimi i Pandeli Majkos:

NE VEND TE URIMIT

Çdo vit në mëngjesin e 29 nëntorit, urimin e parë e kam pasur për këtë datë shënuar. Ajo është dita e përvjetorit të Çlirimit dhe fitores së Aleancës së shqiptarëve me antifashizmin. Ajo i dedikohet nderimit për partizanët, midis të cilëve edhe xhaxhai im që qysh 14 vjec ju bashkua atyre që çliruan vendin.

Ky 29 nëntor më duket i akullt e tinzar. Dhe kjo nuk ka të bëj me Luftën dhe LANÇ.

Lexova që deklarimet e mia për hapjen e kufijve midis Shqipërisë dhe Kosovës për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave, janë quajtur si “fishekzjarre”. (!) Kjo nuk i takon penës së gazetarit por informacionit që po shpërndahet.

Për ata me kujtesë, shpresoj tu kujtohet vizita zyrtare e kryeministrit Haradinaj në Tiranë këtë vit.… Mund të konsultohen edhe me videon nga konferenca e shtypit e dy kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës në 27 shtator 2017 pas takimit zyrtar.

Shpresoj, që 1 janari 2018 të jetë provë se kufiri “jugosllav” midis dy shteteve tona do të kthehet në një kufi të standarteve të Bashkimit Europian. Si mund të integrohemi tek të tjerët kur nuk jemi të aftë ta bëjmë të ndodhi me njëri-tjetrin?!

I kam hedhur poshtë me neveri ata që paralelizonin 29 nëntorin e çlirimit të Shqipërisë me atë të Jugosllavisë.

Shqiptarët u prenë në besë në Luftën e Dytë. Ndërsa një pjesë luftonin për të cliruar Jugosllavinë, një pjesë tjetër u masakrua si rishkrim i historisë së vjetër jugosllave në marrdhëniet me shqiptarët.

Nuk justifikoj kërkënd. E di që ka pasur edhe “shqipfolës” në krah të Jugosllavisë së Titos kundër shqiptarëve, edhe në Shqipëri edhe në Kosovë.

E vërteta e vërtetë, është se nga të dyja krahët e kufirit Shqipëri – Kosovë, ka edhe sot, që nuk e duan që të ndodhë ajo që pritet. Ajo për të cilën shqiptarët u vranë në 1944-ën dhe 1999-ën.

Duke u gdhirë 1 janari, në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës, fjalët “seriozitet” apo “fizhekzjarr” do të kenë provën e tyre. Pas kësaj, do të flas! Uroj, që të jetë urim! Lavdi dëshmorëve! Lavdi atyre që ditën pse jetuan!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY