Vajza shqiptare që u përdhunua nga braziliani Robinjo rrëfen tmerrin: “Më dehën...

Vajza shqiptare që u përdhunua nga braziliani Robinjo rrëfen tmerrin: “Më dehën dhe më…”

308
0
Shares

Futbollisti i njohur brazilian, Robinjo u dënua ditën e premte, me 9 vite burg nga gjykata e shkallës së parë italiane, për përdhunim në grup ndaj një vajze shqiptare. Ngjarja kishte ndodhur në një disktoketë të Milanos, më 22 janar të 2013-ës, ku ish-sulmuesi i Milanit iu vërsul vajzës shqiptare bashkë me pesë brazilianë të tjerë. Mediat italiane shkruajnë se vajza i ka treguar policisë se nuk ka qenë e vetëdijshme në atë moment, dhe më pas ka humbur plotësisht ndjenjat. E reja shqiptare thotë se grupi e ka detyruar të kryejë disa herë marrëdhënie seksuale me forcë, në një garderobë, ku dhe kanë abuzuar me të. “Kam shkuar në klub me dy miq të tjerë. Ata janë larguar kur agresorët më dehën dhe më pas unë kam humbur ndjenjat” – deklaron vajza shqiptare, e cila në atë kohë ishte 22 vjeç. /Panorama/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY