BSH do të nxjerrë tri monedha të reja në treg për 550-vjetorin...

BSH do të nxjerrë tri monedha të reja në treg për 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut

401
0
Shares
Foto Ilustruese

Banka e Shqipërisë do të hedhë në treg tri monedha të reja në kuadër të 550-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.
Vendimi është marrë të mërkurën në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës ku është miratuar shtypja e monedhave metalike përkujtimore, për qëllime numizmatike, në vitin 2018.
Seria do të emetohet gjatë vitit 2018 dhe do të përbëhet nga tri monedha, me vlerë emërore 200 Lekë në metal ar, 100 Lekë me metal argjend dhe 50 Lekë në metal të thjeshtë.
Në mbledhjen e fundit, Këshilli ka vendosur edhe miratimin e buxhetit të Bankës së Shqipërisë për vitin 2018 dhe buxhetin orientues afatmesëm për vitet 2019 – 2020.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY