Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Goditet një rast i kontrabandës së mallrave, “peshqit e mëdhenj” ishin dy doganierë të Qafë Botës, ja emrat

15/11/2017
FOTO/ Goditet një rast i kontrabandës së mallrave, “peshqit e mëdhenj” ishin dy doganierë të Qafë Botës, ja emrat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Vlorës dhe Sarandës kanë zbuluar një rast të kontrabandimit të mallrave, por efektivët nuk kanë arritur të ndalojnë as doganierët e dyshuar dhe as shoferët e kamionit. Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar vetëm mallrat kontrabandë, ndërsa janë shpallur në kërkim 4 persona, ndër ta 2 doganierë. Pas një hetimi të nisur prej Departamentit të Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Sarandë dhe Policinë e Sarandës, lidhur me parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, trafiqeve të ndryshme dhe kontrabandës, u sekuestrua një sasi mallrash të cilat hynin kontrabandë në kufirin shtetëror shqiptar prej Pikës së Kalimit Kufitar në Qafë-Botë. Konkretisht është sekuestruar mjeti kamion me targa AA 537 OF tip ”Benz” me të cilin bëhej kalimi i mallrave në Shqipëri, gjithashtu në brendësi të kamionit janë sekuestruar nga Policia në cilësinë e provës materiale rreth 140 thasë me veshje, 9 televizorë, si edhe sende shtëpiake si lavatriçe, dollape, dyshekë, tapete etj. Si autor të kësaj veprimtarie të kundërligjshme kanë rezultuar: K. S., S. M., (shoferë të kamionit) dhe A. C., E. D., (doganier në PKK Qafë-Botë), që kanë bashkëpunuar dhe kanë lejuar kalimin dhe futjen e këtyre mallrave pa i deklaruar në Pikën e Kalimit të Kufirit shqiptar. Të katërt personat e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme janë shpallur në kërkim pasi janë larguar në momentin kur kanë kuptuar se Policia po zhvillonte një hetim dhe u ishte vënë në ndjekje. Po vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim si edhe për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor për të tjera raste të veprimtarisë kriminale të kontrabandës. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale ”Kontrabanda me mallra të tjerë”.

Tags: dy doganiere ne kerkimkontrabande mallrashQafë Botë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

15/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

15/03/2026
Aksident i rëndë, goditet mësuesja me nxënësin

Thyhen dyert e vidhen pajisje në një shkollë 9-vjeçare në Lezhë

15/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.