Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Si u kap mat gjyqtari Shkëlqim Miri, “e tradhtoi” sekseri në Fushë-Krujë

10/11/2017
DETAJE/ Si u kap mat gjyqtari Shkëlqim Miri, “e tradhtoi” sekseri në Fushë-Krujë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shkëlqim Miri, gjyqtar i Gjykatës së Apelit në Tiranë u ndalua me urdhër të Prokurorisë për dyshimet e korrupsionit, ndërsa në banesën e tij iu sekuestruan gjatë kontrollit me vendim gjykate 174 mije euro, mbi 10 milionë lekë dhe 1 mijë dollarë.
Për Shkëlqim Mirin hetimet kishin nisur në janar 2017, pas informacioneve se gjykatat shqiptare po i jepnin lirinë Gentian Dodës, i akuzuar për vrasje dhe i ekstraduar nga Amerika pesë vjet më parë.
Si pjesë e kësaj afere dyshohen edhe katër shtetas të tjerë, që nga ndërmjetësi, deri tek një i afërt i Dodës, i cili ka fituar lirinë që nga vera 2017.
Nga këqyrja e një kamere sigurie në një lokal në Fushë-Krujë në muajin Maj 2017 shfaqet ndërmjetësuesi duke marrë paratë. Ka dyshime se janë paguar 20 mijë euro për të ndryshuar veprën nga vrasje, në plagosje e rëndë me dashje, një vepër kjo që ishte rikualifikuar nga Shkalla e Parë e Matit.
Pas këtij dorëzimi një i dyshuar tjetër njofton më pas të dënuarin Doda përmes Whats App se për dy javë çështja sistemohej, ashtu sikurse edhe ka ndodhur në të vërtetë.
Me metoda speciale të hetimit, Krimet e Rënda kanë mundur të improvizojnë sekuestrimin e përkohshëm të një telefoni nga një postbllok policie, për të cilin i është komunikuar përdoruesit se dyshonin që aparati ishte i vjedhur e për këtë arsye duhet të kryheshin disa verifikime.
Burimet bëjnë me dije se fillimisht hetimi ka nisur për një trupë tjetër gjyqësore të Shkallës së Parë Mat, e cila edhe ka hapur lojën për dosjen “Doda”, që është shikuar e rishikuar nga gjykata në gjykatë që prej vitit 2001, atëherë kur ai u shpall fajtor dhe u dënua me 20 vjet burgim.
Shkëlqim Miri ka një karrierë 25-vjeçare në drejtësi, që nga gjyqtar i Shkallës së Parë, më tej gjyqtar Apeli në Durrës, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë nga 2007 në 2011 dhe së fundmi gjyqtar i Apelit në Tiranë.
Pas ndalimit të tij, Prokuroria për Krime të Rënda do të kërkojë vleftësimin të ligjshëm të ndalimit dhe masën arrest me burg, ndërkohë që për herë të parë pas ndryshimeve ligjore akuza nuk kalon përmes Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të marrë autorizim për ndalimin.
Këshilli i Lartë të Drejtësisë në fakt do të duhet te mblidhet në një moment të dytë për gjyqtarin Miri dhe tema e ditës do të jetë pezullimi i tij nga detyra. TCH

Tags: sekseriShkelqim miri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.