Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Prokuroria nis hetimin pasuror ndaj Habilajve – Pyetja: Po 5-milionëshet euro në muaj të Saimir Tahirit do të hetohen?!

18/10/2017
PËRGJIMET/ Moisi Habilaj “i bën hesapet” kushëririt: Saimir Tahiri fiton 5 milionë euro në muaj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin pasuror ndaj vëllezërve Habilaj në Vlorë dhe rrethit të tyre familjar, në bazë të ligjit AntiMafia.
Hetimi pasuror nisi pas arrestimit në Itali të Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorëve të tij të përfshirë në trafikun e drogës. Moisi Habilaj është përgjuar të flasë për policë që korruptohen në Shqipëri, madje thotë që edhe shefi i policisë ndihmon për të ngarkuar kanabisin.
Në përgjime, del edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ai përmendet nga kushëriri i tij Moisi Habilaj, i cili thotë se “30 mijë Euro duhet t’ia çoj Saimirit”. Në përgjime të tjera, ai flet se si Saimiri fiton 5 milionë Euro në muaj, por që për fushatë elektorale i duhen më shumë se 20 milionë Euro.
Sipas burimeve të ABC Neës, rezulton gjithashtu që një pjesë e këtyre përgjimeve ndaj Habilajve të jenë bërë në Vlorë nga Interforca Italiane.
Ish-shefi i Antidrogës në Fier dhe ish-kreu i Kufirit në Vlorë, Dritan Zagani deklaroi dje në emisionin “Opinion” në TV Klan se Habilajt bënin jetë përrallore që nuk justifikonin të ardhurat e tyre të ligjshme. Ai tha se ligjërisht në vitin 2010 kishin marrë një kamion për transport mallrash drejt Italisë, ndërkohë që biznesmenë të tjerë më të fuqishëm se ata dhe që janë të ndershëm, nuk bëjnë atë jetesë sikurse vëllezërit Habilaj.
Dritan Zagani deklaroi gjithashtu se Habilajt e kanë investuar pasurinë në ndërtim, në pallate dhe banesa. Sikurse tha edhe Zagani, në këto pallate të ndërtuara prej tyre në Vlorë, qëndronin shumë policë që dërgoheshin me shërbim në qytetin bregdetar dhe që nuk raportonin trafikun e drogës që bëhej prej tyre.
Ndërkohë nga përgjimet e Habilajve, midis fakteve të shumta, që implikojnë ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ka dalë edhe një shifër, për të paktën 5 milionë euro në muaj që ish-ministri fitonte.
Pyetja që lind pas kësaj, ka të bëjë: Në se po heton, apo do të hetojë Prokuroria edhe pasurinë e Saimir Tahirit?!.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për verën e Agasit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.