Boksierja kosovare Donjeta Sadiku është shpallur kampione e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, duke fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 60 kilogramë.
Sadiku u përball në finale me Kristina Kuluhovën, boksieren ruse që përfaqëson Serbinë. Dueli nuk shkoi deri në fund, pasi Kuluhova u tërhoq në raundin e dytë duke i dhënë Sadikut medaljen e artë.
Rrugëtimin drejt finales, boksierja kosovare e nisi me fitoren 4:1 ndaj turkes Esmanur Lok në çerekfinale. Në gjysmëfinale, Sadiku ishte bindëse ndaj grekes Sofia Legaki, të cilën e mposhti me vendim unanim të gjyqtarëve, 5:0.
Pas triumfit, Sadiku ia dedikoi medaljen e artë Kosovës, duke theksuar se synimi i saj ishte të ngrinte flamurin e Kosovës dhe të dëgjohej himni në arenën ndërkombëtare.
“Këtë medalje ia dedikoj gjithë Kosovës. Urime Kosovë! Nuk jam e vetëkënaqur vetëm me të bronztën, kam ardhur që ta ngre flamurin e Kosovës sa më larg dhe që të dëgjohet himni”, ka deklaruar Sadiku për RTK.
Me këtë sukses, Donjeta Sadiku kurorëzon me medalje të artë paraqitjen e saj në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.a.b





