Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo
Share on FacebookShare on Whatsapp

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka vijuar hetimet për dokumentimin e përgjegjësive të punonjësve të Policisë së Shtetit lidhur me ndërtimin e një objekti 5-katësh pa leje në Himarë, i cili u shemb nga IKMT.

Pas konstatimit të objektit, veprimet e para procedurale u kryen nga Policia e Shtetit, e cila arrestoi në flagrancë poseduesin e ndërtesës.

Sipas AMP-së, nga hetimet e deritanishme rezulton se në rast është përfshirë zinxhiri komandues i strukturave policore të Komisariatit të Policisë Himarë. Për katër punonjës policie ka nisur procedimi penal për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Të proceduarit janë:

  • Emiljano Prenga, aktualisht Shef i Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Divjakë, më parë në të njëjtën detyrë në Komisariatin e Policisë Himarë, i ndaluar.
  • Klodian Petani, aktualisht Specialist i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, më parë në Komisariatin e Policisë Himarë, i ndaluar.
  • Ferit Merkaj, aktualisht Shef i Seksionit të Trafiqeve në DVP Vlorë, më parë Shef i Komisariatit të Policisë Himarë, i shpallur në kërkim.
  • Redin Çaushaj, me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Himarë, i shpallur në kërkim.

Në vijim të veprimeve procedurale, dy prej punonjësve që ishin shpallur në kërkim janë paraqitur dhe janë ndaluar me iniciativë. Ndërkohë, dy të tjerët nuk janë gjetur në banesat e tyre dhe, pavarësisht njoftimeve, nuk janë paraqitur pranë strukturave përkatëse.

Për këta të fundit janë kryer procedurat për shpalljen e tyre në kërkim.

Po ndodh

Sa është stoku i gjyqësorit shqiptar, a ka dritë në fund të tynelit

Rama sulmon sërish pagat e gjyqtarëve, marrin më shumë se në Greqi. Pasojë e vendimeve të qeverisë

13/09/2026
DITA 105/ Shtohen thirrjet për përshkallëzim të protestës

DITA 105/ Shtohen thirrjet për përshkallëzim të protestës

12/09/2026
Berisha kthehet nga SHBA: Udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime

Berisha kthehet nga SHBA: Udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime

12/09/2026
Kushtetuesja rrëzon një nga dy kërkesat e Unionit të Gjyqtarëve

Kryeministri, sërish reagim për pagat e magjistratëve: Gjyqtari merr në dorë 80 mijë euro akumulim

12/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Sa është stoku i gjyqësorit shqiptar, a ka dritë në fund të tynelit

Rama sulmon sërish pagat e gjyqtarëve, marrin më shumë se në Greqi. Pasojë e vendimeve të qeverisë

13/09/2026
DITA 105/ Shtohen thirrjet për përshkallëzim të protestës

DITA 105/ Shtohen thirrjet për përshkallëzim të protestës

12/09/2026
Berisha kthehet nga SHBA: Udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime

Berisha kthehet nga SHBA: Udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime

12/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.