Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duke e lënë atë në “arrest shtëpie”.
Me këtë vendim, Beqaj lirohet nga paraburgimi, ku mbahej prej muajsh në kuadër të hetimeve të SPAK. Ai ishte arrestuar me akuzën e korrupsionit, në lidhje me detyrën e tij si drejtor i Agjencisë Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës (SASPAC).
Vendimi u mor nga GJKKO pas shqyrtimit të kërkesës për ndryshimin e masës së sigurisë. Hetimet ndaj ish-ministrit vijojnë, ndërsa ai do të qëndrojë në arrest shtëpie deri në një vendim të ri të gjykatës.a.b





