Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Testi PISA turpëron sërish: 1 në 2 fëmijë nuk kupton atë që lexon. Shqipëria shkeli metodologjinë, fshehu 1/3 e shkollave

09/09/2026
Mësimi në kohë COVIDI/Ministrja nxjerr videon, si do hyjnë e dalin nxënësit nga shkolla
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rezultatet e testit PISA 2025 ngrejnë shqetësime të forta për nivelin e arsimit në Shqipëri, ndërsa të dhënat tregojnë se analfabetizmi funksional vijon të mbetet në nivele të larta.

45% e 15-vjeçarëve shqiptarë nuk dinë sa euro bëjnë 1,000 lekë. Ky është një prej treguesve që nxjerr në pah vështirësitë e nxënësve shqiptarë në përvetësimin e njohurive dhe aftësive bazë.

Pas rezultatit dramatik të vitit 2022, kur u evidentuan nivele të larta të analfabetizmit funksional, testimi i PISA 2025 ka ngritur edhe pikëpyetje për mënyrën e përzgjedhjes së kampionit në Shqipëri.

Nga 258 shkolla të përzgjedhura në vitin 2022, në testimin e vitit 2025 u përzgjodhën vetëm 160, ndërsa norma e pjesëmarrjes ishte 76%, kur minimalisht kërkohej 85%.

Kjo ngre shqetësimin se shkolla të vogla dhe rurale mund të jenë lënë jashtë testimit. Për këtë arsye, rezultatet e Shqipërisë klasifikohen nga OECD në kategorinë e vendeve me raportim të kufizuar dhe me paralajmërim metodologjik.

Një tjetër vendim domethënës i OECD-së është se për Shqipërinë nuk raportohet trendi i rezultateve ndër vite.

Megjithatë, edhe rezultatet e testimit të vitit 2025 tregojnë probleme të rëndësishme.

Në lexim, rreth një në dy fëmijë nuk arrin të kuptojë atë që lexon ose nuk është në gjendje të shprehet në lidhje me tekstin e lexuar. Ndërsa te nxënësit me arritje të larta, rezultati raportohet në 0%.

Në matematikë, rreth gjysma e nxënësve nuk arrijnë nivelin bazë të kompetencës. Vështirësitë shkojnë deri te veprime të thjeshta, si llogaritja e distancës mes dy rrugëve.

PISA nuk është një konkurs propagande mes qeverive. Testimi shërben për të matur aftësitë e nxënësve dhe për të krijuar një pasqyrë të gjendjes së arsimit.

Dhe kur rezultatet tregojnë probleme, zgjidhja nuk është ndryshimi i pasqyrës, por përmirësimi i sistemit arsimor.

Të dhënat e PISA 2025 ngrenë kështu pikëpyetje të forta mbi cilësinë e arsimit shqiptar dhe mbi aftësinë e sistemit për t’u garantuar 15-vjeçarëve njohuritë bazë në lexim dhe matematikë.m.k

Po ndodh

Mësimi në kohë COVIDI/Ministrja nxjerr videon, si do hyjnë e dalin nxënësit nga shkolla

Testi PISA turpëron sërish: 1 në 2 fëmijë nuk kupton atë që lexon. Shqipëria shkeli metodologjinë, fshehu 1/3 e shkollave

09/09/2026
Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions: Diskutuam për pasojat e narkoshtetit

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions: Diskutuam për pasojat e narkoshtetit

09/09/2026
Berberi drejtor, biznes me kompaninë e vet për projektimin e kullave për karikimin e makinave elektrike në të gjithë vendin

SPAK zbulon fakte te reja penale për Belinda Ballukun, vila tjetër në Palasë

09/09/2026
Tym e zjarr tek një karburant në Tiranë, 3 të plagosur

Tym e zjarr tek një karburant në Tiranë, 3 të plagosur

09/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mësimi në kohë COVIDI/Ministrja nxjerr videon, si do hyjnë e dalin nxënësit nga shkolla

Testi PISA turpëron sërish: 1 në 2 fëmijë nuk kupton atë që lexon. Shqipëria shkeli metodologjinë, fshehu 1/3 e shkollave

09/09/2026
Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions: Diskutuam për pasojat e narkoshtetit

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions: Diskutuam për pasojat e narkoshtetit

09/09/2026
Berberi drejtor, biznes me kompaninë e vet për projektimin e kullave për karikimin e makinave elektrike në të gjithë vendin

SPAK zbulon fakte te reja penale për Belinda Ballukun, vila tjetër në Palasë

09/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.