Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Këlliçi: Beqiri duhet hetuar edhe si agjent ndërkombëtar, SPAK nuk veproi

29/07/2026
Këlliçi: Beqiri duhet hetuar edhe si agjent ndërkombëtar, SPAK nuk veproi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, reagoi pas arrestimit në Francë të Ermal Beqirit, duke e cilësuar atë si një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit Edi Rama në, sipas tij, “uzurpimin e AKSH-it”. Sipas Këlliçit, arrestimi përbën një lajm të mirë për qytetarët shqiptarë dhe një goditje për qeverinë.

Ai akuzoi Beqirin për përfshirje në skema shantazhi, vjedhjeje fondesh dhe të dhënash personale, ndërsa pretendoi se SPAK nuk ka kryer një hetim të plotë, pasi, sipas tij, nuk ka hetuar kryeministrin Rama.

Këlliçi deklaroi se Beqiri duhet të hetohet jo vetëm për çështjet që lidhen me AKSH-in, por edhe si “agjent ndërkombëtar”, duke iu referuar arrestimit të tij nga autoritetet franceze gjatë pilotimit të një avioni privat. Ai ngriti dyshime edhe mbi aktivitetin e kompanisë së tij ajrore në Slloveni, duke pretenduar se asetet e saj duhej të ishin sekuestruar.

Në përfundim, nënkryetari i PD-së u bëri thirrje qytetarëve të vijojnë protestat kundër qeverisë, duke i lidhur ato me kërkesën për, sipas tij, vendosjen e drejtësisë ndaj zyrtarëve të përfshirë në afera korruptive.

DEKLARATA/ Një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Edi Ramës në uzurpimin e AKSH-it dhe kthimin e tij në ‘kopësht privat të familjes kryeministrore”, Ermal Beqiri, është prangosur nga policia franceze.

Ky është lajm i mirë për taksapaguesit shqiptarë dhe një lajm i keq për Edi Ramën dhe bandën e tij, të cilëve po u shtrëngohet laku.

Ermal Beqiri, në emër të Kryeministrit, ka kryer pengmarrje, shantazhe, vjedhje parash dhe të dhënash personale, duke e kthyer një institucion publik të shtetit, në një kuplara sekrete të sektit të Rilindjes.

Partia Demokratike përshëndet Xhandarmërinë dhe Forcat e Hapësirës Ajrore Franceze që arrestuan kriminelin Beqiri, një armik jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Francës.

Ne nuk mund të rrimë pa vënë re edhe një rastësi apo ironi të gjërave: janë gjithmonë shërbimet e huaja që kryejnë ndjekjen, hapin dosjet dhe bëjnë arrestimet e kriminelëve shqiptarë.

Kjo shpjegon shumë, ose për paaftësinë ose për korruptimin e institucioneve të sigurisë shqiptare, që janë kthyer në anekse të pushtetit, jo më në zyra të shtetit.

Ermal Beqiri nuk duhet të japë llogari vetëm për qindra miliona euro të grabitura nga qytetarët shqiptarë, jo vetëm për pengmarrjen e Daniel Shimës, jo vetëm për skemat, që e bëjnë atë qartësisht anëtar të një organizate kriminale, por edhe për përdorimin, bashkë me Edi Ramën, të të dhënave të qytetarëve shqiptarë për sistemin e patronazhimit, etj.

SPAK po bën sikur po heton Beqirin, dhe nuk po heton padronin e tij Edi Rama, dhe çdo hetim që nuk çon te padrinoja, ashtu si shumë të tjerë, është punë gjysmake, moszbardhje e së vërtetës dhe mosvendosje e drejtësisë në vend.

Ermal Beqiri u arrestua teksa pilotonte avionin e tij personal, që është pikërisht ky avion që shihni në këtë foto dhe që mbart logon Soft Solution. Ky avion është në pronësi të kompanisë Fly Solution, të regjistruar nga Ermal Beqiri në Slloveni. Foto që shihni në ekran, është foto e ëebsite të kësaj kompanie.Nëse SPAK do kishte kryer detyrën dhe do të kishte bashkëpunuar me autoritetet Sllovene, kjo kompani dhe avionët e saj, do të ishin vënë nën sekuestro dhe nuk do të përdoreshin dot nga person i shpallur në kërkim ndërkombëtar Ermal Beqiri, as për fluturimet e tij personale dhe as për transport të kush e di çfarë tjetër.

Logjika është fare e thjeshtë. Është pikërisht SPAK, autoriteti që ka lejuar Ermal Beqirin të lëvizë lirshëm dhe të përdorë asetet e blera me paratë e vjedhura nga populli më i varfër në Europë.

Ndërkohë, Ermal Beqiri duhet hetuar, jo vetëm si kriminel lokal dhe ushtar i Ramës, por edhe si agjent ndërkombëtar. Dyshimi i Forcave Ajrore franceze se fluturimi i tij mbi një central të energjisë bërthamore, në kuota më të ulëta se sa lejohet, nuk mund të jetë një gabim.

Edi Rama e ka dëshmuar prirjen dhe shijen e sëmurë dhe të theksuar për kartelet, ish-shefat e shërbimeve sekrete me të kaluar të dyshimtë, kryeagjentët që tradhtojnë vendet e tyre, si miku i tij i ngushtë Charles McGonigal.

Fakti që Ermal Beqiri është një agjent i Edi Ramës fillimisht, dhe ky i fundit është kryeministër i një vendi të NATO-s, e bën çështjen dhe hetimin edhe më emergjent, edhe më të rëndësishëm.

Në fund, nuk mund të lë pa përmendur protestuesit, që prej 60 ditësh rezistojnë në Tiranë pavarësisht temperaturave të larta, gazit helmues dhe dhunës së Ramës me narkopolicinë e tij.

Të dashur miq, sa herë dilni në protestë kujtohuni se dilni kundër njerëzve si Ermal Beqiri, bashkëpunëtorëve të Edi Ramës, tradhtarëve të Shqipërisë, që pasi u vjedhin, vihen gjoja në ndjekje dhe kapen me avionë privatë duke shijuar paratë që u kanë vjedhur ju dhe fëmijëve tuaj.

Po ndodh

Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

29/07/2026
Vetëm 19 deputetë të PS lexuan marrëveshjen 300 milionë dollarë, të tjerët votuan qesim

Vetëm 19 deputetë të PS lexuan marrëveshjen 300 milionë dollarë, të tjerët votuan qesim

29/07/2026
GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

Ilir Metës në gjyq, kërkon dëshmitar Edi Ramën

29/07/2026
Këlliçi: Beqiri duhet hetuar edhe si agjent ndërkombëtar, SPAK nuk veproi

Këlliçi: Beqiri duhet hetuar edhe si agjent ndërkombëtar, SPAK nuk veproi

29/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

29/07/2026
Vetëm 19 deputetë të PS lexuan marrëveshjen 300 milionë dollarë, të tjerët votuan qesim

Vetëm 19 deputetë të PS lexuan marrëveshjen 300 milionë dollarë, të tjerët votuan qesim

29/07/2026
GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

Ilir Metës në gjyq, kërkon dëshmitar Edi Ramën

29/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.