Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dritan Zagani fiton në Kushtetuese gjyqin ndaj Gjykatës së Lartë

24/07/2026
‘Shpërthen’ Zagani: Gjyqtarja që s’futi në burg Tahirin, më futi mua
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata Kushtetuese ka pranuar ankimin e ish-oficerit të Policisë së Shtetit, Dritan Zagani, duke shfuqizuar vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë të 18 shkurtit 2025 dhe duke e kthyer çështjen për rishqyrtim.

Sipas një njoftimi për shtyp, publikuar nga avokati Dorian Matlija, vendimi i zbardhur më 21 korrik 2026 konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm në çështjen e ish-shefit të Seksionit të Narkotikëve në Fier, i cili u dënua me 4 vjet e 6 muaj burg për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “moskallëzim krimi”.

Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese vlerëson se Gjykata e Lartë nuk ka trajtuar në mënyrë të plotë pretendimet e mbrojtjes, duke cenuar të drejtën e Zaganit për një proces të rregullt ligjor dhe duke e bërë aksesin e tij në drejtësi vetëm formal.

Çështja e Dritan Zaganit lidhet me denoncimet që ai bëri vite më parë për lidhjet e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me grupin Habilaj dhe për trafikimin e lëndëve narkotike. Zaganibu sulmua atëherë edhe nga Kryeministri Edi Rama. Në njoftim theksohet se Zagani u largua nga Shqipëria dhe përfitoi azil politik, ndërsa më vonë grupi Habilaj u hetua dhe Tahiri u dënua penalisht.

Sipas mbrojtjes, akuza ndaj Zaganit lidhej me një operacion antidrogë në Levan të Fierit, ku ai kishte raportuar informacionin te eprorët, ndërsa drejtimi i operacionit ishte në kompetencë të tyre. Epror i tij në atë kojë ishte dtejtori aktual i Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Ky i fundit nuk u hetua fare dhe asnjë prej drejtuesve të tjerë të operacionit nuk u procedua penalisht.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, dosja do të rikthehet në Gjykatën e Lartë, e cila do të duhet të rishqyrtojë çështjen dhe t’u japë përgjigje pretendimeve të ngritura nga mbrojtja lidhur me bazën ligjore të dënimit dhe administrimin e provave.m.k

Po ndodh

FOTO/ Greqi, falsifikonin dokumente për në BE, grupi me në krye shqiptarin nxori 1 milion euro

Skandali i “universitetit” në Zall Bastar, 3 persona me diploma false nën hetim

20/08/2026
DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

19/08/2026
FOTO/ “Oazi i paqes”, shqiptare dhe seksi, ja në cilin lum mund ti gjeni

Përplasen dy mjete lundruese në Koman, 5 persona të dëmtuar

19/08/2026
Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i dyshuari për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i dyshuari për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

19/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO/ Greqi, falsifikonin dokumente për në BE, grupi me në krye shqiptarin nxori 1 milion euro

Skandali i “universitetit” në Zall Bastar, 3 persona me diploma false nën hetim

20/08/2026
DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

19/08/2026
FOTO/ “Oazi i paqes”, shqiptare dhe seksi, ja në cilin lum mund ti gjeni

Përplasen dy mjete lundruese në Koman, 5 persona të dëmtuar

19/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.