Dokumenti i Ramës për qeverisjen në vijim si një document moral dhe besimi me emrin ‘Besa’ që në fakt është plagjiaturë e marrë prej tij nga seri shkrimesh në lidhje me rifunsionalitetin e Besës në institucionet shqiptare nga një revistë shumë seriozë dhe ndër botimet më të spikatura online ‘Peisazhet e fjalës’ e themeluar dhe edituar nga Ardian Vehbiu.
Kjo revistë në disa artikuj ka hapur një debat në lidhje me “Besën’ si një element thelbësor identifikues I etikës shqiptare, artikuj të cilët janë shkruar në seri nga Fatos A. Kopliku vijuar më pas nga Sefer Tahiraj.
Që të dy autorët kanë bërë një shqyrtim të thelluar të cështjes duke ndërtuar edhe një debat ndërsa artikujt janë publikuar përgjatë periudhës kohore dhjetor 2025 deri në qershor 2026.
Në artikullin “Besa në themel të shtetit shqiptar” publikuar në qershor të këtij viti nga Sefer Tahiraj ai flet për ringjalljen ebesës në institucione.
“Nuk mjafton të bindësh njerëzit se Besa është virtyt. Nuk mjafton as ta rikthesh respektin për të në kulturë, në shkollë apo në familje.
Çështja vendimtare është tjetër: si ta detyrojmë një shtet ta mbajë Besën?
Sepse një republikë nuk mund të mbështetet mbi shpresën se njerëzit që e drejtojnë do të jenë të ndershëm. Nuk ka qenë kurrë kështu. As nuk do të jetë. Qëllimi nuk është të ndërtojmë një shtet të mbushur me njerëz të virtytshëm. Qëllimi është të ndërtojmë një shtet që e mban fjalën edhe kur drejtohet nga njerëz të zakonshëm. Madje edhe nga njerëz të këqij. Ky është funksioni i institucioneve. Ato ekzistojnë pikërisht sepse virtyti njerëzor nuk mjafton. Prandaj sfida e madhe nuk është ta lavdërojmë Besën. Është ta kthejmë në mekanizëm. Ta nxjerrim nga sfera e nderit personal dhe ta vendosim në zemër të shtetit”, shkruan Tahiraj.
Ndërsa Fatos A. Kopliku ndër të tjera shkruan në artikullin e tij “Shqipëria cdo bëhet, besa si logos” publikuar në maj të këtij viti ndë rtë tjera shkruan: “Duke pasur parasysh prapavijën kulturore e historike të trojeve tona, nëse besa i ka dhënë shqiptarit mundësinë për të aktualizuar virtytin si një trajtë e trupëzuar e ndërgjegjes, si thotë Platoni, ose si një modus vivendi e burim kuptimi për jetë, një teleologji, si thotë Aristoteli apo MacIntyre, ajo është mëse e përshtatshme për tu përvetësuar si asht parimor i një shteti shqiptar, duke shërbyer njëkohësisht si udhëzues i marrëdhënieve si me qytetarët e vet, ashtu edhe me shtetet e tjera. Ia lejojmë vetes shpresën se Samiu ynë do ta miratonte një përgjigje të tillë”.
Besa si kod moral është sendërtuar politikisht nga Sami Frashëri tek “Shqipëria cka qenë , c’është e c’do të bëhet”. “Më parë se çdo gjë Shqipëtarëtë duhetë të lidhinë një besë të madhe e të përgjithçime në mest të ‘tyre e të bëjnë një lidhje e një bashkim, që të pushtonjë të tërë Shqipërinë”, shkruante ato kohë Sami Frashëri. s.n





