Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një incidenti të ndodhur pasditen e së enjtes në ujërat e Vlorës.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 16:50, një mjet lundrues që drejtohej nga shtetasi E. I., 32 vjeç, po lundronte nga Gadishulli i Karaburunit në drejtim të molit të Vlorës, kur gjatë udhëtimit një prej pasagjerëve, shtetasi S. Ç., 17 vjeç, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në pjesën e motorit të mjetit.
Si pasojë, i mituri ka pësuar dëmtime në këmbë dhe është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



