Nga Skënder Vrioni*
1- Në regjimet totalitare marrëdhënia ndërmjet pushtetit, drejtësisë dhe avokatit merr një përmbajtje krejt tjetër. Kur drejtësia vihet në funksion te realizimit të objektivave politikë dhe ideologjike të shtetit, edhe roli i avokatit ndryshon. Nga një mbrojtës i tëdrejtave dhe lirive të individit, ai rrezikon tëkthehet në një pjesëmarrës formal në proces, me mundësi të kufizuara për të ushtruar nëmënyrë efektive funksionin e tij mbrojtës. Në të njëjtën periudhë historike, ndërsa e drejta ndërkombëtare po konsolidonte gjithnjë e më shumë standartet e procesit të rregullt ligjor dhe të së drejtës së mbrojtjes, përmes dokumenteve themelore si Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut (1948), Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut (1950) dhe Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike (1966), sistemi juridik shqiptar u zhvillua mbi parime të ndryshme, të kushtëzuara nga organizimi politik dhe ideologjik i shtetit socialist. Brenda këtij sistemi, organet e sigurisë, drejtësisë dhe kontrollit politik morën një rol të veçantë në garantimin e stabilitetit të regjimit dhe në eliminimin e çdo forme kundërshtimi real apo të perceptuar, përfshirë këtu edhe mbrojtjen e avokatëve për klientët e tyre.
2-Avokatia Shqiptare në sistemin totalitar, ashtu si gjithë shoqëria e re që po lindte, ju nënshtrua botëkuptimit materialist i bazuar tërësisht në teorinë dhe praktikën sovjetike. Si cdo hallkë tjetër e institucioneve të shtetit, edhe avokatia u vendos nën kontrollin e plotëtë Ministrisë së Drejtësisë. Një nga aktet e para zyrtare të fillimit të periudhës së diktaturës është Dekreti i shpallur nga Presidiumi i Kuvendit Popullor mbi Ligjin Nr.354, datë 20.11.1946 “Mbi Avokatinë”, pasi më parë ishte votuar nga Kuvendi Popullor. Në Kapitullin e I-rë, “Dispozita të Përgjithshme”, e cila fillon me qëllimin e Avokatisë në dhënien e ndihmës juridike personave fizikë e juridik të vendit dhe të huaj, do të vecoja Nenin 2, ku përcaktohet se, “Avokatët duke përfaqësuar interesat e ligjshme të palëve, kanë për detyrë të ndihmojnë organet e pushtetit shtetëror në kryerjen e
detyrave të tyre dhe të bashkëpunojnë për përforcimin e zhvillimin e organizimit shtetëror dhe shoqëror të Republikës Popullore të Shqipërisë. Gjithashtu në Kap. II, “E drejta e ushtrimit të Avokatisë”, nëNenin 8 të tij, thekson se: Avokati para se tëfillojë nga ushtrimi i Avokaturës, duhet tëbetohet para Kryetarit të Gjykatës ku do tëketë qëndrën e zyrës së tij, në këtë mënyrë: ”Betohem për nderin tim dhe nderin e popullit tim, se si bashkëpunëtor dhe ndihmës iorganeve të pushtetit shtetëror do të kryej detyrën e avokatit me ndërgjegje e sipas ligjeve”. Pra shifet qartë që të dy dispozitat e sipërcituara e kanalizojnë avokatinë nëndihmë dhe bashkëpunim me organet e pushtetit diktatorial të asaj kohe, duke e shkëputur nga praktikat dhe përvojat e përfituara në sistemet e qeverisjeve tëmëparshme si në formë dhe përmbajtje. Mjafton të përmëndim periudhën e Monarkisë, ku profesioni avokatit dhe organizimi i tyre njeh faza të reja zhvillimi nëmarrëdhëniet kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ku kërkohej azhornimi evolutiv ilegjislacionit në vet fushën e avokatisë, ku padyshim rol determinant merte mbrojta e palëve në procesin gjyqësor. Në Kap. IX, “Dispozitat Tranzitore dhe të fundit”, nëNenin 48 të këtij ligji përcaktohej se; Kur nëQëndrën e një gjykate, nuk ka së paku dy avokatë, Ministria e Drejtësisë mund tu jap leje personave që kanë aftësi, për të redaktuar parashtresa (lutje, kërkesa, padira ankesa etj), që palët u paraqesin organeve të pushtetit vendor duke i quajtur këta “shkronjës publikë”, që do të thotë lënien e hapësirave tëpërfshirjes në profesionin e Avokatitpersonave që nuk kishin përfunduar studimet e larta, kjo edhe për faktin se në mentalitetin e atij shteti, ata që kishin përfunduar këto studime, i konsideronin si të brumosur me ideologji borgjeze. Në këtë kontekst, vërejmëregres në vendosjen e kriterëve për ushtrimin e këtij profesioni, si dhe duke analizuar nërend krahasues me të kaluarën, e konkretisht me Ligjin e Parë të Avokatisë në Shqipëri, tëDhjetorit të vitit 1922, menjëherë pas Kongresit të Lushnjes, ku gjejmë pothuajse tënjëjtat kritere që janë sot ishin vendosur për ushtrimin e këtij profesioni në Ligjin e sipërcituar ( detyrimi për tu paisur me licencë, detyrimi për të qënë i paisur me Diplome të Fakultetit të Drejtësisë, nënshkrimi i personit, procesi disiplinor etj) . Po kështu edhe në kohën Monarkisë, kemi propozime nga vet avokatët për ndryshime ligjore, si kufizimi i ushtrimit të avokatisënga persona pa diplomë të shkollës së lartëetj. Në këtë periudhë që po trajtojmë, Ministria e Drejtësisë u drejtohej prokurorëve nëpër rrethe ku i bënte me dije se, avokatët në dhënien e ndihmës juridike përfitonin të ardhura të ekzagjeruara, si dhe kishin tendenca të mbronin të pandehurit, duke përdorur argumenta dhe prova që nuk përputheshin me moralin komunist. Kjo vërteton edhe njëherë presionin psikologjik dhe juridik adresuar avokatëve në ushtrimin e profesionit të tyre të lirë , por vetëm i lirë s’mund të quhej.
3-Me kalimin e viteve roli i Avokatit sa vinte dhe po dobësohej. Në Dekretin Nr.1143, dt 11.09.1950, “ Mbi Kolektivat e Avokatëve” i nxjerrë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor,në Nenin 1, të tij, shprehimisht thuhej, “ Me hyrjen e këtij Dektreti në fuqi, avokatët nuk mund ta ushtrojnë profesionin e tyre pa qënëtë organizuar në kolektiva”, kurse në Nenin 5 të tij, përcaktohej se, “Vetëm drejtonjësi i kolektivave ose z/vëndësi i tij lidh kontrata me klientët. Në këtë kuptim as mund të bëhet fjalë për punë të pavarur të avokatit nëpërzgjedhjen e klientit apo e kundërta, këtu kemi të bëjmë me centralizim në ushtrimin e detyrave funksionale të avokatit, veprime këto që si ndeshim në historikun e AvokatisëShqiptare para se në pushtet të vinte regjimi komunist. Në vijim kemi dhe akte të tjera zyrtare si Ligji Nr.3350, dt 3.X. 1961, “ Mbi disa ndryshime në Dekretin Nr.1601, të vitit 1953 , mbi Avokatinë”, Rregullore e Ministrisë së Drejtësisë dt 14.10 .1961, mbi Avokatinë, por që ndjekin të njëjtën linjë dhe frymë si ligjet dhe aktet e mëparshme në organizimin dhe funksionimin e punës së Avokatisë. Në këto vite vërehet se Avokatëve edhe përsa i përket anës proceduriale në mbrojtjen e klientit në një process gjyqësor, nuk u vihej në dispozicion dosja e cështjes, ndërkohë që prokurori mund të fliste duke akuzuar pa fund, avokatit i pritej fjala, nga ana e trupit gjykues shfaqej një indeferentizëm gjatë mbrojtjes dhe në përgjithësi ideja e dyshimit mbi papjekurinë politike të avokatëve, dalëngadalë po kthehej në bindje në vlerësimin e profesionit të avokatëve. Madje në informacionet e kohës ishte interesant fakti, se institucionet ankoheshin se avokatët nuk i ndihmonin gjykatat në dhënien e dënimeve por vështirësonin punën e tyre, fakt ky që tingëllon sa absurd aq dhe qesharak për regjimin e asaj kohe.
Në shtator 1966 Ministria e Drejtësisë pushoi së vepruari, duke u suprimuar dhe unifikuar drejtimin gjyqësor në Gjykatën e Lartë, njëherazi ky ishte sinjal dhe për suprimimin e Avokatisë. Në Relacionin e paraqitur më datë 11.4.1967, nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, “Mbi problemin e Avokatisë” drejtuar Byrosë Politike te KQ të PPSH-së, evidentohet mendimi i përgjithshëm që avokatia të cduket (shikohet gjuha e urrejtjes e shprehur për avokatinë), duke paraqitur argumentet si më poshtë:
1-Parimisht avokatia si profesion privat nuk pajtohet me natyrën e rendit tonë, të shtetit dhe drejtësisë sonë popullore. Borgjezia e përdor institucionin e avokatisë si një mjet për tu hedhur hi syve masave punonjëse, për të maskuar karakterin shtypës të shtetit të saj, natyrën klasore të drejtësisë së saj, duke vijuar më tej, se në kondidat e rendit tonësocialist, sic e ka treguar praktika e jonë gjatëkëtyre më tepër se 20 viteve, avokatia bëhet e panevojshme. (Kundërargumenti) Sipas këtij konceptimi, avokatia trajtohej si një institucion i trashëguar nga rendi borgjez, i cili shërbente për të maskuar karakterin klasor të drejtësisë së sistemeve kapitaliste. Ky argument pasqyron qartë ndikimin e doktrinës së luftës së klasave në konceptimin e institucioneve juridike. Funksioni i avokatit nuk analizohej si një garanci procedurale për individin, por si një element politik i lidhur me një sistem tjetër shoqëror. Në të vërtetë, roli i avokatit në një sistem drejtësie nuk përcaktohet nga forma politike e shtetit, por nga nevoja për të garantuar që çdo individ të ketë mbrojtje efektive përballë pushtetit shtetëror. Prania e një mbrojtësi profesional nuk përbën pengesë për drejtësinë, por është një nga mekanizmat kryesorë për parandalimin e gabimeve gjyqësore dhe garantimin e një procesi të rregullt. Kjo tregon se vendimmarrja e vitit 1967 nuk synonte përmirësimin e avokatisë, por eliminimin e saj si kategori institucionale nga sistemi i drejtësisë socialiste.
2-Institucioni i avokatisë për vetë natyrën dhe organizimin e tij është burim për lindjen e elementit kapitalist, duke e lidhur kryesisht me të ardhurat e shumta që mund të sigurojnëavokatët dhe si rjedhojë zhvillohet më shumëinteresi personal.
(Kundërargument).Ky arsyetim e lidhte profesionin juridik me konceptet ideologjike të luftës kundër pronës private dhe interesit individual. Megjithatë, çështjet që lidhen me organizimin financiar të një profesioni mund të rregullohen përmes ligjit, pa cenuar vetë ekzistencën e institucionit dhe pa eliminuar të drejtën e qytetarit për mbrojtje profesionale. Problemi themelor nuk ishte mënyra e shpërblimit të avokatit, por fakti se një profesion i pavarur juridik shihej si një element jashtë kontrollit të plotë shtetëror.Duke qenë se avokatia ishte tashmë e organizuar në kolektiva dhe nën kontrollin e shtetit, pretendimi se ajo nxiste interesin personal dhe elementin kapitalist nuk përputhej plotësisht me organizimin juridik të institucionit në vitin 1967, por shprehte orientimin politik të kohës.
3-Pjesëmarrja e avokatit në gjyq pengon dhënien e drejtësisë popullore, e lidhur kjo me interesin e avokatit që është sigurimi iinteresit të personit që ka në mbrojtje, ndërsa interesi i drejtësisë është të demaskohet dhe dënohet fajtori etj, pra krijohet kontradiktëtjetër midis interest të drejtësisë dhe shoqërisë, dhe atij të avokatit.
(Kundërargument). Ky argument paraqet një përplasje të krijuar artificialisht ndërmjet funksionit të mbrojtjes dhe qëllimit të drejtësisë. Në një sistem të drejtë gjyqësor, mbrojtja e të pandehurit nuk është kundër drejtësisë, por pjesë përbërëse e saj. Detyra e avokatit nuk është të mbrojë fajësinë, por të sigurojë që procedura të zhvillohet në mënyrë të ligjshme, që provat të shqyrtohen në mënyrë objektive dhe që personi i akuzuar të mos dënohet pa prova të mjaftueshme. Ekzistenca e debatit ndërmjet akuzës dhe mbrojtjes është një nga garancitë themelore të një procesi të drejtë, pasi ndihmon gjykatën të arrijë në një vendimmarrje më të argumentuar.
Në këndvështrimin bashkëkohor të së drejtës, interesi i klientit dhe interesi i drejtësisë nuk janë koncepte që përjashtojnë njëri-tjetrin. Përkundrazi, e drejta e mbrojtjes konsiderohet një garanci themelore për zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor dhe për arritjen e një vendimmarrjeje të drejtë. Në këtë kuptim, pjesëmarrja e avokatit nuk pengon drejtësinë, por synon të sigurojë që ajo të realizohet në përputhje me ligjin dhe me të drejtat procedurale të individit.
kontrasti ndërmjet dy koncepteve:
Koncepti i vitit 1967: drejtësia realizohet nga organet e shtetit; avokati mund ta pengojë atë sepse mbron interesin individual.
Koncepti modern i shtetit të së drejtës:drejtësia realizohet pikërisht përmes balancimit të roleve të gjykatës, prokurorisë dhe mbrojtjes; interesi individual i mbrojtur nga avokati është pjesë përbërëse e vetë interesit të drejtësisë.
4-Pjesëmarrja e avokatit në gjyq nuk zë njëvend të rëndësishëm në sasinë e madhe tëgjyqeve që zhvillohen në të gjithë vendin, afërsisht kanë marrë pjesë në gjyqe vetëm nërreth 50% të cështjeve që janë gjykuar gjatëvitit 1966, pra edhe pa pjesëmarrjen e tyre gjyqet zhvillohen drejt.
(Kundërargument) .Ky arsyetim nuk mund të konsiderohet bindës nga pikëpamja juridike. Rëndësia e një institucioni të drejtësisë nuk matet vetëm me numrin e rasteve ku ai është i pranishëm, por me funksionin mbrojtës që ai ushtron. Një e drejtë themelore nuk humbet rëndësinë vetëm sepse në një numër çështjesh nuk është përdorur plotësisht. Në këtë relacion, avokatia nuk trajtohej si një institucion garantues i së drejtës së mbrojtjes dhe i procesit të rregullt ligjor, por si një element i trashëguar nga rendi borgjez, i konsideruar i papërshtatshëm për strukturën politike dhe juridike të shtetit socialist. Për më tepër, pjesëmarrja e kufizuar e avokatëve ishte edhe pasojë e kufizimeve institucionale të vendosura nga vetë sistemi, i cili kishte dobësuar gradualisht pozitën e tyre profesionale. Ky qëndrim pasqyronte modelin e drejtësisë së kohës, në të cilin besimi vendosej te veprimtaria e organeve shtetërore dhe jo te balanca procedurale ndërmjet akuzës dhe mbrojtjes. Në këtë mënyrë, funksioni i avokatit nuk u vlerësua si një garanci për arritjen e një vendimi më të drejtë, por si një element i panevojshëm në një sistem ku drejtësia konsiderohej se mund të realizohej vetëm nëpërmjet veprimtarisë së organeve shtetërore.
Përfundimisht jepet mendimi që institucioni iavokatisë, dmth i mbrojtjes profesionale private të hiqet dhe të krijohen Zyrat e Ndihmës Juridike pranë Gjykatave. Me Vendimin Nr.57, datë 22.04.1967, “Mbi suprimimin e Avokatisë”, Byroja Politike e KQ të PPSH-së vendosi:
1-Të aprovohet propozimi i Gjykatës së Lartëmbi suprimimin e Avokatisë.
2-Për të ndihmuar qytetarët, ndërmarrjet shtetërore dhe organizatat e ndryshme shoqërore në probleme juridike (konsultime juridike, pregatitje ankesash, padish penale, civile etj) të krijohen pranë Gjykatave Popullore të Rretheve zyrat e ndihmës juridike, të cilat të varen nga Gjykata e Lartë(pra shihet qartë heqja përfundimtare e mbrojtjes me avokatë dhe e përfaqësimit nëgjykatë e qytetarit.)
Ky vendim është firmosur direkt nga vetëdiktatori Hoxha, si Sekretar i Parë i KQ tëPPSH-së. Në vijim Presidiumi i Kuvendit Popullor nxorri dekretin Nr.4227 datë20.6.1967, “ Mbi krijimin e Zyrave të Ndihmës Juridike, I cili hyri në fuqi më 1 gusht të vitit 1967, kohë e cila shfyqëzoi jo vetëm ligjim mbi Avokatinë por dhe ligjin e asaj kohe Mbi Noterinë.
Për krijimin e zyrave te ndihmes juridike :
Megjithëse avokatia u suprimua në vitin 1967, nevoja për ofrimin e ndihmës juridike në proceset gjyqësore nuk u zhduk. Për këtë arsye, më vonë u krijuan zyrat e ndihmës ligjore pranë gjykatave. Ndryshimi thelbësor nuk qëndronte te funksioni formal i mbrojtjes juridike, por te statusi institucional dhe shkalla e pavarësisë së personit që e ushtronte atë.
Më konkretisht, dallimet kryesore ishin:
| Avokatia (deri në 1967) | Zyrat e ndihmës ligjore |
| Institucion i veçantë juridik. | Strukturë pranë gjykatave. |
| Avokati ushtronte profesionin në kolektivet e avokatëve. | Juristët ishin pjesë e një strukture shtetërore. |
| Edhe pse nën kontroll shtetëror, avokatia ruante një identitet profesional më vete. | Ndihma juridike ishte e integruar në organizimin e sistemit gjyqësor. |
| Marrëdhënia krijohej midis avokatit dhe klientit. | Mbrojtja ofrohej përmes një strukture të ngritur nga vetë shteti. |
Nga pikëpamja juridike, unë do të nxirrja këtë përfundim:
Suprimimi i avokatisë nuk solli eliminimin e mbrojtjes juridike si funksion procedural, por transformimin e saj nga një profesion i organizuar më vete në një shërbim shtetëror të integruar pranë gjykatave. Kjo dëshmon se vetë nevoja për asistencë juridike në proces nuk u vu kurrë në diskutim; ajo që ndryshoi ishte konceptimi ideologjik mbi mënyrën se si kjo mbrojtje duhej të organizohej dhe të ushtrohej. Ka një kontradiktë historike: nëse mbrojtja juridike ishte vërtet e panevojshme, nuk do të kishte arsye të krijoheshin më pas zyrat e ndihmës ligjore pranë gjykatave. Kjo sugjeron se vendimi i vitit 1967 synonte më tepër ndryshimin e modelit institucional të mbrojtjes sesa mohimin e nevojës për mbrojtje në vetvete.
Duke u mbështetur në dokumentacionin arkivor të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), po u bëj prezent dy raste ku avokatë të njohur të asaj periudhe jo vetëm qëjanë dënuar nga regjimi në fillesat e tij, por dhe pas suprimimit të funksionit të avokatit më 1967, janë përndjekur nga strukturat e ish-sigurimit të shtetit deri ne fund të jetës sëtyre:
1-Ali Erebara, në vitin 1929 përfundon studimet e larta në Degën e Drejtësisë nëTorino të Italisë. Punon si Avokat në Shqipëri nga viti 1933-1940, dhe nga Marsi 1940-Mars 1942 është Kryetar I Bashkisë Tiranë, si dhe nga Maji 1942 deri kur është arrestuar ka ushtruar profesionin e Avokatit. Fliste dhe shkruante 9 gjuhë të huaja. Është arrestuar më 15 Maj 1947, dhe dënuar me 5 vjet heqje lirie nga Gjykata Ushtarake e Garnizonit tëTiranës, me akuzën-“Krime kundër shtetit nëbashkëpunim”. Në vitin 1953, pas lirimit nga burgu internohet në Lushnje dhe në këtë kohëështë hapur Dosja Formulare, duke e vendosur në përpunim 2A. 10 ishte numri i BP që e ndiqnin nga viti 1952 deri në vitin 1962. Më vonë në vitin 1962 lirohet nga internimi dhe duke marrë në konsideratëmoshën e ulin në përpunim 2B, ndërkohëvjen në Tiranë dhe punon në Biblotekën Kombëtare në vitin 1965. Dosja i arshivohet vetëm pas vdekjes së tij në Gusht të vitit 1979.
2-Gjergj Vllashi, i datëlindjes 1913, i lindur në Durrës dhe vendbanim Burrel, ka kryer Shkollën e Lartë në Padova të Italisë, që nëkohën e Zogut. Pasi ka përfunduar studimet në Itali është kthyer në Shqipëri dhe ka ushtruar profesionin e Avokatit para clirimit. Është dënuar në shtator të vitit 1947 nga Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake me 20 vjet heqje lirie si pjesëtar i Grupit tëDeputetëve. Pas lirimit nga para afatit nga burgu në vitin 1960 fillon përsëri punë si Avokat në qytetin e Burrelit, në Durrës dhënë fund transferohet në Përmet në vitin 1963. I hapet Dosja Formulare, në përpunim Kat.2B, ku 9 Punëtorë Operativë e kanëndjekur nga periudha 1962-1985 (PO i fundit) dhe 7 BP kanë dhënë informacion për të. Në vitin 1985 është ngritur në përpunim Kat.2A, për arsye se zhvillon propogandëarmiqësore, dhe vetëm në vitin 1990 i arshivohet dosja për arsye jo vetëm të moshës 77 vjecare, por dhe se është i sëmurë rëndëdhe nuk del nga shtëpia.
Përpara se të shpreh mendimin mbi tëvërtetën dhe Avokatinë, më lejoni të paraqes disa kontradikta juridike interesante:
• Legjislacioni i viteve 1946–1966 e integronte avokatin në sistemin socialist, ndërsa në vitin 1967 institucioni u konsiderua i papajtueshëm me të njëjtin sistem.
• Avokatia kritikohej si burim i interesit privat, megjithëse organizimi i saj ishte tashmë nën kontrollin e shtetit dhe autonomia profesionale ishte kufizuar ndjeshëm.
• U argumentua se drejtësia mund të realizohej pa avokat, por më pas u krijuan zyrat e ndihmës ligjore pranë gjykatave, çka tregon se nevoja për mbrojtje juridike nuk ishte zhdukur.
• Kritika nuk iu drejtua vetëm mënyrës së ushtrimit të profesionit, por vetë ekzistencës së avokatisë si institucion i veçantë.
E Vërteta dhe Avokatia.
Nga analiza e zhvillimit institucional të avokatisë në Shqipërinë diktatoriale tëperiudhës 1945–1991, rezulton se avokatianuk funksiononte si një strukturë e pavarur juridike, por ishte në varësi të Ministrisë sëDrejtësisë, Gjykatës së Lartë. Autonomia institucionale ishte jo reale. Në këtë periudhë të errët të historisë sonë, avokatia shfaqet në fillimet e punës së saj si një institucion shprese dhe besimi për klientët, por terrori psikologjik ndaj tyre, synonte jo vetëm që mos të zbardhej e vërteta, por dhe të çonte në shkatërrimin e dinjitetit dhe identitetit të klientëve të tyre. Gjuha dhe procedura shndërroheshin në mjete dehumanizimi dhe thyerjeje psikologjike të të akuzuarit.Pprocesi i mbrojtjes së avokatëve në seancat gjyqësore ndaj klientëve të tyre shpesh shndërrohej në një mekanizëm presioni të vazhdueshëm, ku e vërteta deformohej dhe deklarimet nuk ishin gjithmonë rezultat i vullnetit të lirë, por i imponimit dhe frikës.Fokusimi zhvendosej nga krimi penal te identiteti politik i individit. Roli i avokatit nuk vlerësohej si një garanci procedurale në shërbim të drejtësisë, por si një faktor që mund të vononte ose të pengonte zbulimin e së vërtetës sipas konceptimit të kohës. Njëherazi, në praktikën e punës së avokatisë në proceset gjyqësore, në mbrojtje të klientëve të tyre, shpifja dhe ndërtimi i akuzave të paqena i oficerëve të Sigurimit të Shtetit, i hetuesve, i prokurorëve apo dhe i vet gjykatësve, në cdo fazë ku kalonte procesi hetimor apo gjyqësor, shpesh merrnin trajtën e një “arti profesional”, duke u përdorur si mjete për justifikimin e vendimeve të parapërcaktuara.
Kjo e bën të domosdoshëm një lexim kritik të kësaj periudhe, pasi avokatët, regjimi totalitar i konsideroi si mbrojtës të krimit, kur në të vërtetë ata ishin aty në mbrojtje të procedurës dhe jo krimit. Njohja e atij mentaliteti të vepruari jo vetëm nga institucionet e drejtësisë por dhe vetë qëndrimi i Byrosë Politike të asaj kohe, është e domosdoshme, jo vetëm për të kuptuar mekanizmat se si funksiononte avokatia e asaj kohe, por edhe për të reflektuar mbi rëndësinë e mbrojtjes së dinjitetit njerëzor dhe garancive themelore të drejtësisë në çdo sistem juridik, në funksion të edukimit qytetar me fokus brezat e rinj.
*Anëtar i Autoritetit të Dosjeve





