Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SPAK jep pretencën për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun

14/07/2026
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka paraqitur pretencën për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun, të tre pjesë e dosjes penale ku të pandehur janë edhe ish-presidenti Ilir Meta dhe deputetja Monika Kryemadhi.

Të tre të pandehurit do të gjykohen me procedurë të shkurtuar, pasi kanë pranuar kërkesën për zhvillimin e këtij gjykimi. Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku akuzohen për veprën penale të pastrimit të parave, ndërsa Pirro Xhixho për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë.

Për Pirro Xhixhon, SPAK ka kërkuar dënimin me 4 vite e 6 muaj burg. Për Fatime Kryemadhin është kërkuar dënimi me 7 vite e 6 muaj burg për pastrim parash në bashkëpunim, i cili, për shkak të gjykimit të shkurtuar, reduktohet në 5 vite burg.

Ndërkohë, për Ema Çokun, Prokuroria ka kërkuar 7 vite burg për pastrim parash në bashkëpunim. Me aplikimin e gjykimit të shkurtuar, dënimi zbret në 4 vite e 8 muaj burg. SPAK ka kërkuar gjithashtu pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg dhe vendosjen e saj në shërbim prove për një periudhë pesëvjeçare.

Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku po gjykohen veçmas nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, pasi Gjykata pranoi kërkesën e tyre për gjykim të shkurtuar. Kjo procedurë parashikon uljen e dënimit me një të tretën në rast shpalljeje fajtor dhe shqyrtimin e çështjes vetëm mbi bazën e provave të administruara gjatë hetimit.

Sipas SPAK, hetimet lidhen me dyshime për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në fokus të hetimit janë kontrata të padeklaruara për shërbime mjekësore, transaksione financiare të konsideruara të pajustifikuara përmes familjarëve, si edhe dyshime për lobime të paligjshme jashtë vendit dhe çështjen e njohur si “CEZ-DIA”.

Po ndodh

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

31/08/2026
“Çmimet e ushqimeve janë rritur 5.2 herë më shumë se në BE-së. Merrni shembullin e Greqisë”

“Çmimet e ushqimeve janë rritur 5.2 herë më shumë se në BE-së. Merrni shembullin e Greqisë”

31/08/2026
FOTO & EMRI/ Elbasan, kush është biznesmeni i njohur që përplasi policinë me makinë të blinduar

VLORË/ I arrestuar për vjedhje, 32-vjeçari humb jetën në dhomën e izolimit

31/08/2026
Ekzekutohet në Itali 69-vjeçari, ish bos i Camorrës

Ekzekutohet në Itali 69-vjeçari, ish bos i Camorrës

31/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

31/08/2026
“Çmimet e ushqimeve janë rritur 5.2 herë më shumë se në BE-së. Merrni shembullin e Greqisë”

“Çmimet e ushqimeve janë rritur 5.2 herë më shumë se në BE-së. Merrni shembullin e Greqisë”

31/08/2026
FOTO & EMRI/ Elbasan, kush është biznesmeni i njohur që përplasi policinë me makinë të blinduar

VLORË/ I arrestuar për vjedhje, 32-vjeçari humb jetën në dhomën e izolimit

31/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.