Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Ne duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

08/04/2026
Berisha: Ne duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ne duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia, deklaroi sot kreu i PD, Sali Berisha.

DEKLARATA/ Lidhur me situatën në Shqipëri, gjendjen e çmimit të naftës, pa diskutim që lufta e Gjirit Persik në Shqipëri dhe në mbarë botën ka ndikuar në çmimin e naftës.
Dhe pavarësisht nga marrëveshja e armëpushimit e arritur me ndërmjetësimin e Pakistanit, pasojat e krijuara nga bllokimi i Ngushticës së Hormuzit dhe goditja nga Irani i impianteve më të mëdha të gazit dhe naftës në rajon kërkojnë javë dhe muaj për t’u normalizuar.
Ndaj dhe grupi ynë parlamentar dhe opozita kërkon me çdo kusht përmbysjen e sistemit fiskal aktual mbi litrin e naftës.
Sistem absolutisht ndëshkues totalisht mbi qytetarin shqiptar.
Sistem i cili ka në bazë një taksë prej 1.1 euro për litër nafte.
Një marrëzi, një taksë që tejkalon çdo vend tjetër të planetit.
Një taksë e cila penalizon më shumë ata që nuk kanë vetura se ata që kanë vetura.
Sigurisht që penalizon ata që kanë vetura dhe i penalizon në mënyrën më të pamerituar, por penalizon më shumë fermerët, penalizon më shumë pensionistët, të gjithë popullatën tjetër me rritjen e çmimeve të transportit, ushqimeve, etj.
Pra, si gjaku i një ekonomie, asgjë nuk ndikon më shumë direkt tek xhepat e qytetarëve se nafta.
Mungesa e ndjeshmërisë së qeverisë ndaj këtij faktori ngjitet në nivel kriminal.
Si mund të justifikohesh para qytetarëve kur ti vendos taksën më të lartë në botë? Më të lartë se Singapori, më të lartë se Hong Kongu, 61 përqind të çmimit të naftës e përcakton taksa.
Dhe në qoftë se e proporcionon me të ardhurat, një gjerman shpenzon për naftën 1.25 përqind të të ardhurave ditore.
Një shqiptar shpenzon për naftën 7.3 përqind të të ardhurave ditore. 7 herë më shumë.
Çmimet po rriten, tokat djerrë po shtohen.
Bagëtitë theren sepse çmimi i ushqimeve të bagëtive rritet.
Të gjitha këto sirena që bien, injorohen në mënyrën më të papërgjegjshme nga Edi Rama.
Kemi dy vende përreth, Kosovën dhe Maqedoninë. Ne duhet të vendosim atë regjim fiskal që të paktën qytetarët shqiptarë të mos shkojnë nga Elbasani për të mbushur serbatorin e benzinës në Strugë. Apo nga Shkodra në Mal të Zi.
Asnjë qëndrim i përgjegjshëm, vetëm mashtrim.
Vetëm nga rritja e çmimit në 220 lekë, shteti fiton 8 lekë për litër më shumë.
Dhe kjo na del edhe rritje ekonomike.
Pra kjo del edhe GDP më e lartë. Nuk ka mashtrim më të madh se kjo.
Sepse u pa, është e qartë, faktor kryesor i rritjes së GDP janë të ardhurat fiskale si kurrë më parë.a.b

Po ndodh

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
Ngarkesa e gjyqtarëve, sfida e balancimit nuk kalohet as me hartën e re gjyqësore

Mereme Sela, padi në Gjykatën Administrative, cili është vendimi për kandidaten e skualifikuar në garën në PD

13/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.