Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Me protestat tona i faktuam botës se shqiptarët nuk kanë kulturë korrupsioni

04/04/2026
Berisha: Me protestat tona i faktuam botës se shqiptarët nuk kanë kulturë korrupsioni
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi gjatë një komunikimi në rrjetet sociale se protestat e opozitës kanë pasur një ndikim të rëndësishëm në planin ndërkombëtar, duke kundërshtuar sipas tij propagandën që e paraqet korrupsionin si pjesë të kulturës së shqiptarëve.

Në një prononcim për mediat, Berisha u pyet nga gazetari Kevin Veliu lidhur me faktin se protestat e vazhdueshme të opozitës nuk kanë prodhuar ende një ndryshim konkret politik. Ai theksoi se rezultatet duhet të analizohen me objektivitet, duke krahasuar situatën e sotme me atë të disa muajve më parë.

Sipas Berishës, protestat kanë shërbyer për të mbrojtur dinjitetin e shqiptarëve në arenën ndërkombëtare dhe për të kundërshtuar deklaratat që, sipas tij, janë bërë nga lobistë në mbrojtje të kryeministrit Edi Rama, të cilët kanë pretenduar se korrupsioni është pjesë e kulturës shqiptare.

“Me protestat tona i faktuam botës se shqiptarët nuk janë një komb që kanë kulturë korrupsionin dhe vjedhjen. Shqiptarët nuk e pranojnë korrupsionin”, u shpreh Berisha.

Ai shtoi se këto protesta, sipas tij, kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik ndërkombëtar dhe kanë vendosur në qendër të kritikave qeverinë dhe figura të saj, mes tyre edhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Berisha theksoi gjithashtu se zëri i opozitës ka ndikuar që, sipas tij, vëmendja ndërkombëtare të përqendrohet tek zbatimi i shtetit ligjor në Shqipëri dhe trajtimi i zyrtarëve të lartë njësoj para ligjit.

Megjithatë, kreu i PD-së pranoi se protestat nuk kanë arritur ende efektin maksimal që opozita synon, që është largimi i qeverisë, por shtoi se ato kanë shërbyer për të “damkosur regjimin e korruptuar”.

Në fund, Berisha theksoi se Partia Demokratike mbetet e vendosur për të vijuar protestat paqësore deri në largimin e kryeministrit Rama nga pushteti.

“Ne nuk pranojmë kurrë të vijmë në pushtet me dhunë. Jemi themeluar mbi vlerat e lirisë, votës së lirë dhe të drejtave të njeriut. Ndaj do të vazhdojmë protestat paqësore deri në largimin e Edi Ramës”, deklaroi ai. a.b

Po ndodh

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

20/04/2026
Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

GJIROKASTËR/ Lajmi për infektim me SIDA në bashki, procedohet penalisht 33-vjeçari

20/04/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS/ Balla për mungesën e Spiropalit në votim, nuk e diskuton në grup: Analiza në fund të sesionit

20/04/2026
SHQIPËRIA/ Rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro nga BE nëse nuk përshpejton reformat

SHQIPËRIA/ Rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro nga BE nëse nuk përshpejton reformat

20/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

20/04/2026
Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

GJIROKASTËR/ Lajmi për infektim me SIDA në bashki, procedohet penalisht 33-vjeçari

20/04/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS/ Balla për mungesën e Spiropalit në votim, nuk e diskuton në grup: Analiza në fund të sesionit

20/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.