Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas, ARRSH: Do të ndërtohet rrugë e re alternative

24/02/2026
Bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas, ARRSH: Do të ndërtohet rrugë e re alternative
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i Autoriteti Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, së bashku me përfaqësues të gjashtë institucioneve të tjera, doli në një konferencë për mediat pasditen e 24 shkurtit për të informuar mbi situatën e krijuar nga bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas.

Kozeli bëri të ditur se është vendosur ndërtimi i një rruge të re alternative përgjatë hekurudhës, në shtratin e Lumi Shkumbin, me synim stabilizimin e qarkullimit dhe normalizimin e trafikut në juglindje të vendit deri në stabilizimin e plotë të rrëshqitjes së dherave. Rruga do të jetë 1.3 km e gjatë ndërsa nuk dihet se kur do të përfundojë, kohë përgjatë së cilës rruga do të jetë jashtë përdorimit.

Sipas tij, në mbledhjen e zhvilluar më 24 shkurt u vendos gjithashtu rakordimi i menjëhershëm me Hekurudha Shqiptare, Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore për realizimin e këtij projekti.

Ndër masat e tjera të miratuara është edhe prishja e urës ekzistuese, tashmë jashtë funksionit, si dhe lehtësimi i ngarkesës në trupin e rrugës së dëmtuar deri në krijimin e një skarpate natyrale që do të mundësojë ndërhyrjen me mjete shpimi. Po ashtu, është vendosur sistemimi dhe disiplinimi i ujërave sipërfaqësore në gjithë zonën e prekur nga rrëshqitja.

“Aksi Librazhd–Prrenjas është një segment me rëndësi strategjike dhe do të rikthehet në funksion të plotë pasi të kemi garantuar stabilitet afatgjatë të terrenit dhe të infrastrukturës”, deklaroi Kozeli.

Në konferencë morën fjalën edhe drejtori i Hekurudha Shqiptare, Ergys Verdho, përfaqësues të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, si dhe drejtues nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Policia e Shtetit, të cilët informuan mbi masat e koordinuara për menaxhimin e situatës. m.k

Po ndodh

VIDEO/ Edi Rama bllokon heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut!

Bardhi reagon për përgjimet e reja të Ron Yeffet: Kjo histori kërkon hetim menjëherë!

14/09/2026
“Të zhduk”! Rama e gërvish me thonj dhe e dorëzon tek policia pas zbritjes nga avioni

“Të zhduk”! Rama e gërvish me thonj dhe e dorëzon tek policia pas zbritjes nga avioni

14/09/2026
Kërcënohet gjatë udhëtimit gazetari Osman Stafa

Kërcënim me vdekje ndaj gazetarit Osman Stafa, Policia referon çështjen në Prokurorinë e Tiranës

14/09/2026
“Me ministrinë e Infrastrukturës merrem vetë”. Zbardhet tjetër audiopërgjim i Roni Yeffet për puset e gazit në Vlorë

“Me ministrinë e Infrastrukturës merrem vetë”. Zbardhet tjetër audiopërgjim i Roni Yeffet për puset e gazit në Vlorë

14/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Edi Rama bllokon heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut!

Bardhi reagon për përgjimet e reja të Ron Yeffet: Kjo histori kërkon hetim menjëherë!

14/09/2026
“Të zhduk”! Rama e gërvish me thonj dhe e dorëzon tek policia pas zbritjes nga avioni

“Të zhduk”! Rama e gërvish me thonj dhe e dorëzon tek policia pas zbritjes nga avioni

14/09/2026
Kërcënohet gjatë udhëtimit gazetari Osman Stafa

Kërcënim me vdekje ndaj gazetarit Osman Stafa, Policia referon çështjen në Prokurorinë e Tiranës

14/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.