Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama ngre çështjen e Thaçit në Bordin e Paqes në Washington, Shqipëria do të dërgojë policë në Gaza

19/02/2026
Rama ngre çështjen e Thaçit në Bordin e Paqes në Washington, Shqipëria do të dërgojë policë në Gaza
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në mbledhjen e Bordit të Paqes, në Washington, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij 2 mibutëshe, e caktuar për të gjithë të pranishmit, ndaloi edhe te zhvillimet që lidhen me drejtësinë ndërkombëtare dhe procesin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Rama deklaroi se gjatë mandatit të parë të presidentit amerikan, Donald Trump, Kosova dhe Serbia kishin qenë më afër se kurrë arritjes së një marrëveshjeje paqeje. Sipas tij, një moment kyç ishte bllokimi i udhëtimit të Thaçit drejt Shtëpisë së Bardhë për nënshkrimin e marrëveshjes. “Nën lidershipin e mandatit të parë të Presidentit Trump, Kosova dhe Serbia ishin më afër se kurrë një marrëveshjeje paqe”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare kritikoi ashpër drejtësinë ndërkombëtare, duke theksuar se një prokuror i financuar nga taksapagues të vendeve demokratike kishte kërkuar 45 vite burg për Thaçin. Ai e cilësoi këtë si një proces që ka dështuar të respektojë standardet e drejtësisë demokratike dhe si një shembull të abuzimit me drejtësinë ndërkombëtare. Rama apeloi se duhet vepruar përpara se situata të përshkallëzohet.

Nga ana e tij, presidenti amerikan Donald Trump në fjalën e tij në fillimin zyrtar të Bordit të Paqes, foli për nismën e Bordit të Paqes dhe për përpjekjet për stabilitet në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Gaza. Ai bëri të ditur se janë siguruar 2 miliardë dollarë fonde për Gazën dhe se vende si Japonia, Kina dhe të tjerë do të përfshihen në mbledhjen e fondeve, ndërsa Norvegjia do të presë një event të Bordit të Paqes.

Trump theksoi se vendet pjesëmarrëse nuk do të kontribuojnë vetëm financiarisht, por disa prej tyre do të dërgojnë trupa dhe forca policore për të mbikëqyrur dhe garantuar sigurinë në Gaza. Ai falënderoi Indonezinë, Marokun, si dhe Shqipërinë, Kosovën dhe Kazakistanin për gatishmërinë për të kontribuar me trupa dhe polici. Sipas tij, të gjitha këto përpjekje synojnë një vizion të përbashkët për paqen në Lindjen e Mesme, ndërsa paralajmëroi se nëse nuk arrihet marrëveshje, situata mund të përkeqësohet ndjeshëm.

Po ndodh

Policia: Lirohet 35-vjeçarja e marrë peng në Roskovec, vijojnë negociatat me autorin

Policia: Lirohet 35-vjeçarja e marrë peng në Roskovec, vijojnë negociatat me autorin

24/07/2026
Dokumenti ‘Besa’ i Ramës, plagjiaturë e kryeministrit. Nga e kopjoi idenë

Dokumenti ‘Besa’ i Ramës, plagjiaturë e kryeministrit. Nga e kopjoi idenë

24/07/2026
Shkarkohet prokurori i Lushnjës, në lojë 50 mijë euro me interes 2%

DORIAN MATLIJA/ Vrasësit e drejtësisë festojnë dhjetëvjetorin e kufomës

24/07/2026
Rama, apologji për qeverinë që nuk kuptohet nga populli. Kam përgatitur dy dokumente

Rama, apologji për qeverinë që nuk kuptohet nga populli. Kam përgatitur dy dokumente

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia: Lirohet 35-vjeçarja e marrë peng në Roskovec, vijojnë negociatat me autorin

Policia: Lirohet 35-vjeçarja e marrë peng në Roskovec, vijojnë negociatat me autorin

24/07/2026
Dokumenti ‘Besa’ i Ramës, plagjiaturë e kryeministrit. Nga e kopjoi idenë

Dokumenti ‘Besa’ i Ramës, plagjiaturë e kryeministrit. Nga e kopjoi idenë

24/07/2026
Shkarkohet prokurori i Lushnjës, në lojë 50 mijë euro me interes 2%

DORIAN MATLIJA/ Vrasësit e drejtësisë festojnë dhjetëvjetorin e kufomës

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.