Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Po shkojmë drejt ngujimit në bulevard, Europa dhe bota po presin protestën tonë”

02/02/2026
“Po shkojmë drejt ngujimit në bulevard, Europa dhe bota po presin protestën tonë”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Berisha gjatë takimit me deputetët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita po shkon drejt një përshkallëzimi të protestës në bulevard, duke paralajmëruar se largimi nuk do të ndodhë pa largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

Berisha tha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD, se po merr mesazhe të shumta nga qytetarë që kërkojnë që protesta të mos përfundojë pa realizimin e këtij objektivi. “Janë me qindra qytetarë që më shkruajnë dhe më thonë se nuk duhet të largohemi nga bulevardi pa larguar Edi Ramën. Ne drejt asaj do të shkojmë në mënyrë të pashmangshme”, u shpreh ai.

Sipas Berishës, ky moment duhet të shërbejë për një diskutim të gjerë me qytetarët, mbështetësit e opozitës dhe elektoratin opozitar, për hapat e mëtejshëm të protestës. Ai shtoi se gjithçka, sipas tij, është tashmë në duart e qytetarëve dhe veçanërisht të rinjve, studentëve, gjimnazistëve dhe të rinjve punëtorë.

Gjatë deklaratës, Berisha ka sulmuar ashpër qeverinë dhe kryeministrin Rama, duke iu referuar asaj që e quajti “galeria e Ergys Agasit”, të cilën e cilësoi si simbol të degradimit dhe, sipas tij, dëshmi të funksionimit të një organizate kriminale që ai e quan “Rilindje”. Berisha pretendoi se Agasi vepron i lirë dhe vazhdon të japë urdhra, ndërsa institucionet e rendit, sipas tij, e mbrojnë.

Ai akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Rama për lidhje me krimin e organizuar dhe për përdorimin e strukturave shtetërore për interesa kriminale, duke deklaruar se vendi ndodhet përballë asaj që e cilësoi si “narkodiktaturë”.

Në fund të deklaratës, Berisha theksoi se protestat e opozitës po ndiqen me vëmendje nga ndërkombëtarët. “E gjithë Europa pret protestën tonë. E gjithë bota pret protestën tonë. Protestat tona janë përcjellë me simpati dhe vlerësim maksimal”, u shpreh ai, duke shtuar se opozita do të vazhdojë misionin për, sipas tij, përmbysjen e regjimit aktual dhe rikthimin e votës së lirë për shqiptarët. r.p

Po ndodh

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026
ROSKOVEC/ Refit Buzi mbetet i vrarë në makinë, dështojnë negociatat e RENEA-s

ROSKOVEC/ Refit Buzi mbetet i vrarë në makinë, dështojnë negociatat e RENEA-s

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.