Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD nuk do të bojkotojë Komisionin e Reformës Territoriale

02/02/2026
PD nuk do të bojkotojë Komisionin e Reformës Territoriale
Share on FacebookShare on Whatsapp

Grupi parlamentar i PD

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka deklaruar se PD nuk do të bojkotojë Komisionin e Reformës Administrativo-Territoriale, pavarësisht debateve të brendshme që janë zhvilluar lidhur me këtë çështje.

Deklarata e Boçit u bë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ku ka pasur diskutime dhe qëndrime të ndryshme mbi pjesëmarrjen ose jo të opozitës në komisionet e reformave, përfshirë atë Zgjedhore dhe Territoriale. Boçi tha se vendimi doli nga mbledhja e grupit ai edhe e kryesisë së vogël.

Sipas Boçit, Partia Demokratike do të vijojë të jetë pjesë e Komisionit të Reformës Territoriale, duke theksuar se përfshirja në këtë proces është e rëndësishme për të përfaqësuar qëndrimet e opozitës dhe interesat e qytetarëve.

Gjatë mbledhjes së mbyllur të grupit parlamentar, disa deputetë kanë shprehur hapur kundërshtimin ndaj bojkotit të reformave. Sipas raportimit të gazetarit Osman Stafa, një grup deputetësh ka kërkuar pjesëmarrjen aktive të PD-së në komisionet përkatëse, duke argumentuar se mungesa nga këto procese do të dëmtonte rolin opozitar të partisë.

Mes deputetëve që kanë mbështetur pjesëmarrjen në komisione janë Bledjon Nallbati, Xhelal Mziu, Oerd Bylykbashi, Ina Zhupa, Tritan Shehu, Bledi Himçi, Enno Bozdo, Luan Baçi dhe Arjan Ndoja.

Nga ana tjetër, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili drejtoi mbledhjen e grupit parlamentar, është shprehur se vendimi përfundimtar lidhur me bojkotin ose jo të reformave Zgjedhore dhe Territoriale do të diskutohet edhe nga Kryesia e PD-së. a.b

Po ndodh

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

11/05/2026
Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

11/05/2026
Berisha publikon lajmet e medieve të huaja për protestën e 8 majit: Shqiptarët nuk pajtohen me vjedhjet

Berisha publikon lajmet e medieve të huaja për protestën e 8 majit: Shqiptarët nuk pajtohen me vjedhjet

11/05/2026
Policia arreston 11 protestues, 15 të tjerë në procedim. Mbrohen dhunuesit e Kalasë duke proceduar gazetarin

Apeli liron nga qelia protestuesit e opozitës

11/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

11/05/2026
Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

11/05/2026
Berisha publikon lajmet e medieve të huaja për protestën e 8 majit: Shqiptarët nuk pajtohen me vjedhjet

Berisha publikon lajmet e medieve të huaja për protestën e 8 majit: Shqiptarët nuk pajtohen me vjedhjet

11/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.